• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i rikthehet drejtorëve të Hipotekave: Jeni ende në provë!

by S M
18/01/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët e Hipotekave në vend se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve.

Do përmbysim sistemin e grabitjes, korrupsionit, parazitizmit në zyrat e shtetit. Do vazhdojmë të kërkojmë aleancën me njerëzit e zakonshëm për të luftuar të gjithë grabitqarët dhe parazitët që vazhdojnë të kenë vend në këtë sistem.

Dua ta theksoj qartë se që nga korriku, ku kam kërkuar dorëheqjen  e gjithë drejtuesve të hipotekave deri sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe sot duam të bëjmë më të mirën në përzgjedhjen e drejtuesve të hipotekave. Unë i refuzoj të gjitha pretendimet për ndërhyrje në këto konkurse, pasi askush nuk na detyronte të bënim konkurse. Dua ta bëj të qartë për ata që shfaqin skërmitjet e cinizmit në publik se një drejtor këtu apo atje na paska qenë kontributor i PS në fushatë elektorale, këto procese nuk përjashtojnë socialistët, por u japin mundësi të gjithëve të përfshihen dhe kriteri i vlerësimit për ne nuk fillon nga të qenit socialist a demokrat, por fillon te i aftë apo i paaftë.

Kam besim se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme në kushtet kur është zhvilluar gjithë ky proces, kam edhe bindjen se jemi ne të parët, ministrja e Drejtësisë dhe gjithë struktura përgjegjëse që duhet të verifikojë çdo ditë drejtësinë dhe vlerën e çdo zgjedhjeje. Të gjithë jeni në provë, dhe provën nuk e keni me ndonjë parti, as me qeverinë, por me popullin shqiptar.

ALUIZNI ka shembuj të shkëlqyer që vlejnë për të ndarë qartë shapin nga sheqeri, edhe pse ky proces është larg të qenit i përfunduar. Lufta me korrupsionin, ryshfetin, cinizmin, është një luftë që vazhdon çdo ditë. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë se duhet ta fitojë të drejtën për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve.

Ne kemi nisur procesin e reformës për titujt e pronësisë, deri në qershor do kemi formësuar agjencinë kombëtare të titujve të pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve, që do t’i japë fund ping-pongut të tmerrshëm dhe ecejakeve pa fund të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë ti bien shkurt. Sot nuk jemi vetëm, edhe pse aleatin që e kemi zgjedhur dhe që e duam çdo ditë e më të fuqishëm, që është njeriu, nuk e kemi ende në atë pozicion dhe fuqi që me siguri do ta kemi në vijim, pasi ka ende mosbesim. Janë 35 punonjës hipotekash, që janë larguar nga detyra dhe janë në procese penale, si pasojë e platformës bashkëqeverisëse.

Kjo platformë ka lidhjen direkte të qytetarëve me ministrat. Gjonaj është instanca që merr dhe interesohet direkt për çdo ankesë të qytetarëve, por nga ky moment çdo drejtor hipoteke do mbajë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve dhe dhënien në kohë të qytetarit dhe kush është përgjegjës për vonesat.

Qytetarëve duhet t’u jepni përgjigje në kohë reale, duhet të zgjidhen sa më shpejt. Qytetarëve u është krijuar një kosto shumë e madhe, dhe për këtë ka përgjegjës direk dhe këta janë individët që kanë dosjet dhe për këta ka vetëm një metodë, çuarja para drejtësisë, atje para prokurorisë të japin shpjegime se përse i kanë mbajtur. Hipoteka ka probleme të trashëguara, tepsia e justifikimeve. Paralelisht me procesin e dixhitalizimit.

Statusi i Kryeministrit Rama:

“ERTV Live: Në Ministrinë e Drejtësisë – Reforma e shërbimeve për qytetarin kryefjalë e mandatit të ri.

Për herë të parë drejtorët e Hipotekave dhe të ALUIZNI-t u zgjodhën përmes konkurimit publik.

Tani transparencë e përkushtim për një shërbim dinjitoz ndaj qytetarëve dhe ndëshkim për këdo që nuk është në lartësinë e sfidës së madhe të kthimit të këtyre institucioneve në duart e popullit. Platforma e bashkëqeverisjes një mekanizëm kyç për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe pastrimin e zyrave nga grabitqarët e parazitët

www.shqiperiaqeduam.al”

Next Post
Kamza dhe Trumpi – një dashuri në shikim të parë

Kur Oliver Ivanoviçi ishte mbret agresiv i Mitrovicës veriore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Zbardhet lista e votimit për Kryesinë e PD, ja emrat e kandidatëve

July 1, 2026
Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

July 1, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

EMRAT / Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

July 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Adresa e vërtetë e dhunuesve barbarë të Ilir Demaliaj-t

July 1, 2026
Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

Këshilli Kombëtar, Berisha propozon dy gra për t’i marrë Palokës karrigen

July 1, 2026
Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

July 1, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

July 1, 2026
Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

July 1, 2026
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

July 1, 2026
Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In