• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Oliver Ivanoviçi ishte mbret agresiv i Mitrovicës veriore

by S M
18/01/2018 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli/

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit një gazetar zviceran, i njohur për qëndrimet e tij shpeshherë tepër mirëkuptuese për politikat e Beogradit, shkroi se veriu i Kosovës nuk ka qenë me vite të tëra as nën kontroll të Kosovës, as të Serbisë. Sipas tij marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 parashihte vendosjen e rendit e rregullit në veri, por kjo s’ka ndodhur për shkak se shqiptarët nuk e kanë zbatuar ende marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe. Domethënë: po të ishte aktiv asociacioni, gjendja në veri, sipas kësaj logjike, do të ishte më e mirë. Kjo është një qasje e çuditshme për shkak se asociacioni i komunave serbe nuk ka kompetenca ekzekutive, së paku ashtu i është thënë opinionit deri më tani. Si do ta luftonte asociacioni krimin e organizuar në veri? Për të luftuar krimin e organizuar në veri mungon vullneti politik. Sidomos nga Beogradi, i cili që nga viti 1999 ka përkrahur edhe grupe kriminale për të ruajtur kontrollin në Kosovë. Po ky gazetar në tekstin e tij shkruan se ishte befasi që Oliver Ivanoviq u akuzua për krime të luftës, sepse ai, pra gazetari, nuk e paskësh takuar askënd që ka vënë në dyshim integritetin personal të Ivanoviqit.

Gjithçka është çështje e perceptimit, interesimit dhe hulumtimit. Ka gazetarë të tjerë seriozë në Prishtinë, të pangarkuar fare me paragjykime ndërnacionale, të cilët pasi e kanë lexuar lëndën e gjykatës që përmblidhte dyshimet ndaj Ivanoviqit për krime të luftës arrijnë në përfundimin se ai ka qenë pjesë aktive e trupave serbe për dëbimin dhe eliminimin e shqiptarëve në Mitrovicë. Procesi kundër tij, në të cilin u dënua me 9 vjet burg, u kthye në rigjykim për arsye të gabimeve procedurale, jo për shkak të mungesës së dëshmive dhe dëshmitarëve. Fakti se ai konsiderohej i moderuar në prag të shpalljes së pavarësisë dhe pas saj nuk domethënë se duhet injoruar edhe disa anë të tij, të cilat ishin të errëta.

Kush ishte Oliver Ivanoviq pas vitit 1999? Për të kuptuar këtë ia vlen një zbritje në arkivin e gazetave zvicerane. Në shkurt të vitit 2000 gazeta «Basler Zeitung» shkruante: «Gazetarët duan ta shohin Oliver Ivanoviqin, kryetarin e Mitrovicës serbe. Njëri nga zëdhënësit në breglumin serb nxjerr një radiolidhje dhe paralajmëron vizitorin. Oliver Ivanoviqi është një burrë i sjellshëm në vitet ’30. Në selinë qendrore pak më larg urës (së Ibrit) ai jep gjerësisht informata. Gjatë bisedës ai nga radiolidhja mbi tavolinë merr lajmet më të reja nga fronti në urë. Ivanoviq më herët ka qenë menaxher i një ndërmarrjeje shtetërore dhe tani është ai që flet për serbët e Mitrovicës së veriut: <Njerëzit më besojnë sepse nuk kam qenë kurrë politikan>. Vija e frontit në qytet, thotë prefekti i serbëve, është në interes të paqes dhe <për një kohë> duhet të jetë kufi mes serbëve dhe shqiptarëve. Ai thotë se është e padobishme që KFOR-i të kërkojë armë nga shtëpia në shtëpi te serbët».

Po në shkurt të vitit 2000 gazeta «Tages Anzeiger» shkruante se kryetari i pjesës shqiptare të Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ankohej ndaj KFOR-it francez, ndërsa Oliver Ivanoviqi, kryetari i serbëve të Mitrovicës veriore, deklaronte: «Nuk i kemi ftuar francezët, as ata, as rusët, as kinezët». Në vazhdim gazeta shkruante: «Serbi Ivanoviq flet rrjedhshëm anglisht dhe tregohet pragmatik. Ai thotë se është i pavarur nga partitë. Pas insistimit ai pranon se deri së fundi i përkiste Partisë Socialiste të Millosheviqit. Ai nuk dëshiron të flasë për të kaluarën, por vetëm për shtatë muajt e fundit…». Në pyetjen e «Tages Anzeiger» se çfarë do të ndodhte nëse shumica e popullit të Kosovës vendosë për pavarësi, Ivanoviq përgjigjej: «Atëherë këtu do të kemi luftë njëqind vjet».

Si shumë politikanë të Ballkanit edhe Oliver Ivanoviq me kalimin e viteve ndryshoi qëndrimet, herë ishte i pakompromis, herë i moderuar, herë agresiv, herë bashkëpunues. Varësisht nga situata, mentorët politikë, kalkulimet lokale dhe rajonale. Viteve të fundit ai nuk mund të injoronte më realitetin politik në Kosovë, andaj dukej i moderuar. Vrasja e tij është dëshmi se ka forca në rajon, të cilat janë të interesuara dhe të gatshme të provokojnë tensione me qëllim të ndezjes së konflikteve me përmasa të gjëra. Si më 1999 edhe më 2018 në Mitrovicë ballafaqohen Perëndimi dhe Rusia (të përkrahura nga forcat ultranacionaliste serbe). Por për të shkaktuar kaos mund të gjenden të interesuar edhe në Prishtinë – siç ishte edhe në vitin 2004. Pas atyre trazirave vërtet filluan negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por rezultati ishte ky që shohim sot: një shtet me pavarësi të përgjysmuar.

Next Post
Rrëshqitja e dherave, bllokohen disa automjete në Shkodër

Rrëshqitja e dherave, bllokohen disa automjete në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

July 1, 2026
Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

July 1, 2026
Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

July 1, 2026
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

July 1, 2026
“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, argumenti i Veliajt në GJK

Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

July 1, 2026
Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

July 1, 2026
Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

July 1, 2026
“Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE”, Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

July 1, 2026
Pikëpyetje mbi financimin e Aeroportit të Vlorës: Kredia 100 milionë euro dhe transparenca e munguar e investitorëve

Pikëpyetje mbi financimin e Aeroportit të Vlorës: Kredia 100 milionë euro dhe transparenca e munguar e investitorëve

July 1, 2026
“400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar”, Netanyahu i përgjigjet Erdoganit

“400 vitet e Perandorisë Osmane kanë mbaruar”, Netanyahu i përgjigjet Erdoganit

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In