• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Rënie drastike e azilkërkuesve shqiptarë, kroatët emigrojnë më shumë

by Java News
16/03/2018 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konferencën “Sfidat e Emigracionit” të mbajtur mëngjesin e sotëm në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka rënë numri i shqiptarëve që largohen nga vendi.

Kreu i qeverisë solli shembullin e Kroacisë, për të treguar se emigracioni është një fenomen edhe i vendeve më të reja të Bashkimit Europian.

Sipas Kryeministrit, në vitin 2017 nga Kroacia janë larguar 50 mijë qytetarë, ndërsa nga vendi ynë kjo shifër është më e ulët për të njëjtin vit,  39 mijë.

“Shqiptarët nuk largohen për azil politik, por janë të njëjtat arsye që largohen edhe polakët, rumunët apo kroatët. Mbi 50 mijë persona u larguan vitin e kaluar nga Kroacia që është vend i BE, por ata nuk quhen si azilkërkues, por forcë e lirë punë. Nëse nga Kroacia u larguan 50 mijë persona, nga Shqipëria janë larguar vitin e kaluar vetëm 39 mijë vetë, pavarësisht propagandës. Në Italinë e Jugut, fenomeni i largimeve është kronik tashmë”, deklaroi Rama

Kryeministri deklaroi se ka një rënie drastike të azilkërkuesve shqiptarë

“Në 2017, në krahasim me 2013 kemi 20% më pak emigracion, ndërsa në krahasim me 2011, numri i emigrantëve ka rënë me mbi 30%. Kërkesa për një jetë më të mirë mbetet gjithmonë një arsye për të emigruar. Emigrimi shihet vetëm si mundësi punësimi. 84% e emigrantëve, e lidhin me mundësinë për punësim, lëvizjen e tyre drejt vendeve të tjera”, deklaroi Rama

“Bonus mujor mbi rrogën, 2 mln lekë për mjekët që shkojnë në rrethe”, tha kryeministri

Ndersa, Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz paralajmëroi se do të kthehen edhe me forcë nëse do jetë e nevojshme të gjithë ata që kërkojnë azil në Gjermani. Në konferencën “Sfidat e emigracionit”, Susanne Schütz u shpreh se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, tha Schütz

Pavarësisht këtyre politikave të ndjekura, ambasadorja gjermane tha se për shqiptarët e kualifikuar ka mundësi të tjera, duke aplikuar për vizë pune.

“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo”, tha Schütz

 

a.ç

Next Post
Bashkia largon mbetjet inerte te Astiri. Aksioni i radhës te Fresku dhe Liqeni i Thatë

Bashkia largon mbetjet inerte te Astiri. Aksioni i radhës te Fresku dhe Liqeni i Thatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com