• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Qorrsokaku i Elitës tonë

by Ben Andoni
30/08/2026 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

A kemi elitë të vërtetë që mund t’i besohet drejtimi i vendit tonë? A ka një të tillë që t’u hapë sytë shqiptarëve dhe t’i përgatisë për sfidat e t’ardhmes? A mund të respektohet një e tillë, si kjo jona që flirton shpesh me pushtetin? Nga ana tjetër: Pse ka kaq mllef ndaj tyre? Pse shpifet dhe nëpërkëmbët kaq shumë intelektuali në rrjetet sociale? Një varg pyetjesh lindin në këto kohë kur “Flamingot” po këqyren jo vetëm politikisht por edhe nga ana antropologjike.

…

Ekziston një foto e jashtëzakonshme për kohën, ku Prof. Çabej përbri Enver Hoxhës, udhëheqësit komunist të pas Luftës së Dytë Botërore, ia bën me shenjën “Jo. Deri këtu”. Autori i këtyre rreshtave është munduar të gjejë një përgjigje më të saktë të këtij momenti, të cilën e ka mësuar deridiku nga e bija e tij. Po,- babai, i thotë kufizimet Hoxhës për një mëtim të tij sa i përket historisë së gjuhës se nuk mund të shkohej në atë drejtim, shprehej e bija. Fytyra e Njëshit të asaj kohe, e cila nuk e këqyr në fytyrë Çabejn është e inatosur dhe plot mllef, por bri vetes ka qetësinë e një njeriu që nuk mund të bëj dot pakt kundër shkencës. Këtë bëri profesori dhe herë të tjera, ndërkohë që lista e veprimeve kurajoze përfshin dhe një pakicë intelektualësh shqiptarë, të cilët pa dashur protagonizmin fals respektuan parimin. Kjo e fundit, gjithnjë e më e parespektuar sot ndër bashkëvendas, ua vështirësoi jetën. Fati i një pjese të elitës është vërtetë tragjik, pasi provuan nëpërkëmbjen, zhveshjen nga tagri dhe punësime jashtë profesionit të tyre, shpesh me sensin përbuzës. Orientalisti i njohur Vehxhi Buharaja në vitin 1975 u dëbua nga puna në Institutin e Historisë në Tiranë dhe u rikthye në vendlindjen e tij, në Berat, ku “iu besua” puna e arkëtarit në një berberhane! Kurse një personalitet i kulturës dhe politikës së majtë, Sejfulla Malëshova, ish-kryesekretar i Qeverisë së Nolit, më vonë deputet, ministër dhe përkthyes i njohur do përfundonte shitës samarësh në Fier!! Çabejn do ta bombardonin me Fletë-rrufe të njëpasnjëshme!!! Lista vijon hidhur edhe pas viteve ’90…

Po pse vallë ky mllef nga elitës? Pse kjo lakmi e keqe për punën e tyre? Pse ka kaq shumë kameleonë? Ku na çon ky egoizëm? Pse inteligjenca artificiale po na tregon kaq bosh dhe me të drejtë, ashtu si vërehet sot, disa qenie amorfe arrijnë e bëjnë sinteza që nuk i kuptojnë as vetë, për të kërkuar status.

Përgjigjet gjenden te krijimet e panumërta të burokracisë dhe boshësia: Nga Pasqyrat Flamingo dhe Platformat anti-korrupsion të Ramës, derisa te idetë dhe konfuzioni te grupimet laramane të Protestës, e cila tashmë po bjerret në sasi dhe po degjeneron në cilësi.

Në Fjalorin e Kembrixhit, zëri “elita” identifikon “ata njerëz ose organizata që konsiderohen më të mirët ose më të fuqishmit në krahasim me të tjerët të një lloji të ngjashëm”. Një përcaktim minimalist, për ata që konsiderohen si ajka e një shtrese shoqërore në një kohë të caktuar përballë situatave dhe rëndësia  tyre shtohet nëse kanë impakt në drejtimin e vendit. Pikërisht, ky sens i fundit, ku përqendrimi i pushtetit bëhet vetëm tek NJËSHI e bën të vështirë që intelektualë, shkencëtarë, pedagogë apo studiues të shquhen dhe të kenë impakt, sepse në vend është relativizuar gjithshka. Njësoj si një profesor i filozofisë, shkencave politike dhe i atyre sociale “përballet” dhe dikushi falë inteligjencës artificiale! Ndërkohë që institucione të tilla, si institutet e ndryshme që janë në varësi të Akademisë (vetë kjo), por edhe institucion të tjera e kanë të pamundur mendimin ndryshe, sepse mund të penalizohen paq. Edhe ata individë që se kanë barrën e sfidës financiare apo përballjen me sfinksin mbijetesë, u pëlqen komforti dhe mbi të gjitha status-quo që u ofron pushteti. Në këtë hulli, më të hidhur janë kameleonët, dikur pjesë të partive që tashmë plotësojnë të zhgënjyerit dhe bërtasin më shumë se të gjithë kundër Ramës, sistemit dhe Sorosit, pa harruar Berishën etj.

Cila është elita e vërtetë shqiptarë atëherë? Vitet -30 janë një laborator i madh sesi shqiptarët e asaj kohe, madje edhe përpara fuqisë së Zogut shpërfaqin mendimet e tyre për problemet e shqiptarëve dhe mësimet sesi mund të përparonim. Ai grusht njerëzish, që përfaqësojnë mendimin e viteve ’30 ishin vërtetë elitë. Fati i një pjesë të madhe syresh do ishte fatal. Për të ardhur keq, ky sens vazhdoi edhe në demokraci, koha që predispozohej që mendimi i lirë do të gëlonte, intelektualët do të grinin zërin për modelin ekonomik të vendit, të ardhmen e zhvillimit, sistemin e taksimit që do i nevojitej Shqipërisë, universitetet do të ishin vatra debatesh, kurse sistemi politik do i shërbente si duhet zhvillimit të vendit.

Fatkeqësisht, sot, mjafton të kapësh një cep rehatie (lexo: konform pushtetit) ku të jesh në këtë status quo që të mos e bezdisësh shtetin dhe je i qetë. Ke rëndom rrogë të paqme, vilë ose një shtëpizë pushimi në bregdet, makinë, pushime të siguruara, udhëtime jashtë vendit, të pret një pension i mirë. Nuk flet për Elefantin në Dhomë, por mund të flasësh bosh për filozofinë e madhe, para një populli që ka hone në filozofi. Mehdi Frashëri tek “Problemet shqiptare” na jep një shtysë për ta kuptuar më mirë veten:” …po s’u zbut lakmia dhe egoizmi, deri më njëfarë shkalle ato formojnë një pengesë për krijimin e një shteti të fortë, sepse lakmitë edhe egoizmit të disave përpiqen me atë të të tjerëve edhe kështu shkaktojnë grindje të brendshme”. Dhe, ne i kemi këto pamasë, ndaj pushteti mbetet në duar të vetme si ato të Ramës dhe Berishës dhe ne po përpëlitemi pa fund në një spirale vuajtje që nuk ka fund.

Në formë kanonike shoqëria drejtohet nga një elitë, e cila për shkak të dinamikave të zhvillimit duhet t’ia lerë më vonë vendin elitave të tjera me individë që u përshtaten atyre kohëve. Kjo është në kuptimin e Paretos, por në rastin e Shqipërisë, ajo mbetet në dorë të një pakice, e cila po riciklon veten. Dita-ditës po na tregon se ka interesa të ndërthurura (shiko pronarët e ndërtimeve në vend dhe grupet e interesit), rrjedhën e tenderave dhe zyrtarët që tashmë i kanë fëmijët jashtë për t’u gatitur për të formuar elitën e re shqiptare, të formuar në shkolla të huaja, apo rrjedhën nepotike të politikanëve falë martesave dhe lidhjeve të tjera. A mund të jetë kjo vallë elita shqiptare që duam? A do e ndihnë vërtetë vendin? Ka disa shenja të mira me urbanistët dhe arkitektët me reagimin e tyre ndaj “Albanian Files”, po ky reagim duhej të ishte prej shumë e shumë kohësh më parë. Pasojat e të gjithë indiferencës dhe mungesës së elitës sonë është Dorëzimi, Korrupsioni i madh, Administrata e dobët dhe cinike, kurse statusi ekonomik i Shqipërisë tregon se jemi bashkë me Kosovën në fund të zhvillimit të Ballkanit. Dhe, nëse këtij ekuacioni i shtojmë problemin e pazgjidhshëm të Pronave dhe Drejtësisë, ajo që mbetet është e hidhur: Quo vadis Elitat tona (?!) ose më thjesht: Qorrsokaku i Elitës para çështjes shqiptare të shekullit XXI! (Homo Albanicus)

 

Next Post
“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com