• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

by A R
31/08/2026 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” përshkruan reagimet në Serbi pas vdekjes së kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Sipas një analize të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), zhvillimet dhe debati në Serbi pas vdekjes së kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq, shtrojnë pyetjen se çfarë ka ndryshuar realisht në këtë shtet ballkanik gjatë tri dekadave të fundit. Gazeta FAZ rikujton se në fillim të viteve të nëntëdhjeta, shumica e serbëve mbështetën politikën pushtuese serbomadhe të autokratit Slobodan Millosheviq, i cili nxiti tri lufta dhe vdiq në vitin 2006 nga një infarkt në qelinë e Tribunalit të OKB-së në Hagë, ndërsa vetëm një pakicë e vogël doli kundër kësaj politike.

Më tej, gazeta gjermane FAZ vë në dukje se njëzet vjet pas vdekjes së Millosheviqit, tashmë ka ndërruar jetë edhe ekzekutuesi më i egër i politikës së tij. Ish-gjenerali serb Ratko Mlladiq u dënua në vitin 2017 nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës, marrjen peng të helmetkaltërve të OKB-së dhe krime të tjera të shumta. Megjithatë, siç nënvizon FAZ, deklaratat e udhëheqësve serbë krijojnë përshtypjen se për ta kriminelët nuk janë Millosheviqi apo Mlladiqi, por vetë gjyqtarët e Tribunalit të Hagës.

Në artikull, gazeta FAZ citon Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi se Haga donte që Mlladiqi të vdiste prapa grilave dhe nuk e lejoi të vdiste në Serbi ku ai dëshironte, duke e quajtur këtë “sjellje anticivilizuese e pa precedent”. Po ashtu, FAZ vëren se Vuçiq përdori një shprehje popullore sipas së cilës “për të vdekurit thuhen vetëm fjalë të mira”, pa dashur të kuptojë se një dënim me burgim të përjetshëm do të thotë pikërisht përfundim i jetës në burg.

Gazeta FAZ sjell në vëmendje edhe reagimet nga Republika Srpska në Bosnjë.Hercegovinë, ku politikani Milorad Dodik mori pjesë në një meshë përkujtimore kishtare dhe ndezi qirinj për Mlladiqin. Po ashtu, udhëheqësja e opozitës së atjeshme, Jellena Triviq, deklaroi se serbët e Bosnjës i detyrohen Mlladiqit për lirinë e tyre dhe se pas vdekjes ai qëndron “krah për krah me figurat e tjera të mëdha të historisë serbe”, shkruan FAZ.

Lidhur me mediat pranë pushtetit në Serbi, gazeta gjermane FAZ raporton se ato pretenduan se Mlladiq u “vra” nga Tribunali i OKB-së, të cilin e quajtën “organizatë terroriste”. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm Aleksandar Vullin kërkoi ditë zie kombëtare, kurse udhëheqësit e partisë në pushtet kritikuan qeveritë e kaluara që e kishin ekstraduar atë në Hagë. FAZ shton se kjo retorikë u mbështet hapur edhe nga Ambasada e Rusisë në Beograd, e cila i shprehu ngushëllime zyrtare familjes së Mlladiqit.

Megjithatë, siç shkruan gazeta FAZ, në Serbi pati edhe zëra kundërshtues, si ai i ish-politikanit opozitar Vuk Drashkoviq, i cili e quajti lavdërimin e Mlladiqit një “glorifikim të turpshëm e të pafalshëm të krimeve” dhe paralajmëroi se Serbia ndodhet përballë një humnere morale. FAZ citon Drashkoviqin të ketë thënë se një varrim me nderime shtetërore për Mlladiqin do të ishte varrosje e vetë bazave morale e juridike të Serbisë së sotme.

Në vazhdim të shkrimit, gazeta FAZ përmend reagimin e organizatës “Gratë në të Zeza”, e cila kritikoi se në Serbi jo vetëm që mohohet gjenocidi, por kryerësit e tij festohen si heronj. Sipas kësaj organizate, kjo tregon se shteti serb nuk dëshiron të ndjekë rrugën e integrimit evropian dhe se vendimet e gjykatave kundër Mlladiqit duhet të bëhen pjesë e kurrikulës shkollore në Serbi.

Në fund të analizës, gazeta FAZ sjell përmend edhe qëndrimin e kryetares së Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, e cila i cilësoi reagimet e elitave serbe si “mjaft shqetësuese”. Biserko theksoi se Serbia kurrë nuk është përballur me humbjen e politikës së viteve ’90 dhe se një pjesë e madhe e shoqërisë serbe vazhdon t’i paraqesë ato lufta si padrejtësi ndaj serbëve, ndërsa kriminelët si luftëtarë për liri – një ideologji kjo që mbetet e rrënjosur thellë edhe te brezi i ri.

Next Post
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

Kontrabandonte fishekzjarre drejt Tiranës, 36-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Morinë

August 31, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Emigranti i djeshëm, armik i emigrantit të sotëm! Premisat për lindjen e racizmit dhe ekstremit të djathtë

August 31, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com