Rama për Vermoshin: “S’ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria”

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë një video nga Vermoshi, ku ka treguar sesi në këtë vend malor, është ndërtuar një zonë turistike. Rama u shpreh se gjithçka është fantastike, duke thënë se nuk mungon asgjë nga modelet më të mira të Zvicrës apo të Austrisë.

“Gjithçka është bërë me shije të jashtëzakonshme. Çdo gjë është perfekte. Kjo është fantastike. Nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria. E kanë qarë. Jam i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu. Zona turistike e Vermoshit nuk m’u duk si reale. Keni bërë një investim këtu privat, një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg dhe shembull i respektit për traditën e kthyer në objekte bashkëkohore, por mëshirojnë elementët tradicionalë.

Gjithë zona malore e Shqipërisë do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Keni vendosur një gur themeli për vizion tjetër, nuk asgjë mangët nga shembujt më të famshëm të turizmit malor të vendeve në Europë. Dua t’ju jap medalje të veçantë. E meritoni plotësisht këtë medalje”, tha Rama. Më herët, kreu i qeverisë Rama lajmëroi se në Vermosh është zhvilluar një destinacion i mrekullueshëm turistik.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com