• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama paralajmëron hapjen e një baze të NATO-s në Shqipëri

by Java News
30/05/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përshëndeti Asamblenë e NATO-s, e cila po zhvillon punimet në Tiranë që nga e shtuna. Rama u uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe tha se me anëtarësimin në NATO Shqipërisë iu hoq një kufi i vënë shekuj më parë.

““Shqiptarët i mbijetuan në një kufiri shumë serioz të botës. Për disa shekuj kufiri ishte bizantin, shumë shekuj otoman dhe së fundmi komunist. Kufiri që ndau botën e ka dominuar thellë profilin social, ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Anëtarësimi në NATO që ishte një lloj largimi i kufirit nga ne ka qënë një Bing Bang historik që përcaktoi një të ardhme të re për popullin shqiptar për të ndërtuar prosperitet në kushte të qënësishme dhe të favorshme. Pasi e kemi mbushur vitin 7 në NATO sot kemi nderin të presim këtë asamble, me këtë rast në emër që qeverisë shqiptare uroj që kjo asamble këtu në Tiranë të jetë një sukses. Falenderoj kryetarin e delegaciont shqiptar në këtë asamble që ka realizuar një ëndërr shumë të vjetër, i mbetet të realizojë një ëndërr tjetër, një bazë të NATO-s në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar u shpreh se ndihet krenar që ka mbështetur kandidaturën e Malit të Zi atëherë kur të gjithë e shihnin me skepticizëm.

“Sot rajoni ynë mbetet hapësirë ku as BE, as NATO nuk janë shtrirë ende plotësisht, duke e lënë të paplotësuar nevojën për një Europë të kompletuar dhe tërësisht të lirë. Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit me Malin e Zi është një hap strategjik i aleancës për jetësimin e dyerve të hapura. Krenar që Shqipëria e ka mbështetur që në nisje hapjen drejt Malit të Zi dhe integrimin e Malit të Zi. Anëtarësimi shndërron detin Adriatik në një det të brendshëm për NATO-n. Do punojmë që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Një shtet pa hierarki etnike dhe i integruar në NATO është faktor për një Ballkan në paqe, ngritja e procesit të pajtimit të brendshëm vetëm e shton nevojën e pranimit të NATO-s. Ne besojmë se integrimi i Kosovës është domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën por për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është një investim strategjik kapital dhe do të ishte përgjigjja më e qartë si për ambiciet gjeostrategjike të aktorëve të tjerë të rajonit, ashtu dhe për valën e kërcënimeve që vijnë nga Lindja e Mesme”, tha Rama.

Kryeministri e mbylli me një ftesë të pazakontë për një takim zyrtar, duke iu thënë të pranishmëve ta shijojnë përsëri Shqipërinë.

 “Nëse jeni të kënaqur me qëndrimin në Shqipëri, klimën e saj dhe natyrën e bukur, atëherë kthehuni përsëri, këtë herë si vizitorë, sepse nuk keni parë asgjë akoma”, e mbylli Rama.

D.I.

Next Post

Liderët e Ballkanit zotohen për dialog dhe pajtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

Bastisnin në seri bizneset në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 ‘skifterët’, shpallet në kërkim një i tretë! ja çfarë u sekuestrua nga Policia

October 31, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Lista studentore e Serbisë, mungesë entuziazmi për rrugëtimin në Bashkimin Europian

October 31, 2026
Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

October 31, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Evropa në protestë, revoltë e qytetarëve apo një krizë e demokracisë?

October 31, 2026
Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In