Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita po bën një përpjekje për të vënë në zbatim një skenar të ngjashëm si ai i Maqedonisë.
Edhe pse jo me bindje të plotë, Rama pohoi para moderatorit Sokol Balla se ky është synimi kryesor si dhe indicia e opozitës.
“Ka nje perpjekje te opozites per te vepruar sipas nje skenari te ngjashem me ate te Maqedonise, por që në fakt nuk e kanë idenë çfarë ka ndodhur atje. Të shtunën proteston kasta që ka një pakicë dhe që nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë më shumë se atë që i ka dhënë populli për të bërë…