• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Stamboll: Shqipëria fronti i ri i naftës, kemi rezerva të pashfrytëzuara

by Java News
10/07/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll foli për rezervat e mëdha të pashfrytëzuara që ka vendi ynë.

Rama tha se Shqipëria mund të jetë një front i ri i naftës.

Gjithashtu kryeministri përmendi dhe projektin e TAP- it si një investim i rëndësishëm për Shqipërinë.

“A mund të bëhet Shqipëria front i ri i naftës? Kemi çdo mundësi për ta bërë, kemi strategji të qartë dhe shumë rezerva gazi e nafte.

Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit.

Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore. Ka shumë për të folur për vendin dhe për të ardhmen e shkëlqyer ku do të jemi të suksesshëm, me praninë e partnerëve seriozë, por jemi entuziastë se së fundi është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri“, u shpreh Rama.

Rama veçoi projektin TAP si mundësi për zhvillimin e industrisë së gazit në vend, i pritet të shtrihet edhe në Kosovë e Serbi.

“Pas TAP shpresojmë se do të jemi mbështetje për BE dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane edhe një degë të dytë Shqipëri-Kosovë-Serbi. Ky është momenti më i mirë për të investuar në këtë industri”, tha kreu i qeverisë.

Në përfundim, Rama falënderoi presidentin turk Erdogan për mbështetjen, ndërsa e mbylli fjalën e tij duke cituar themeluesin e Turqisë moderne, Ataturk.

“Për t’ia dalë me sukses duhet të bashkëpunojmë së bashku, kjo është arsyeja pse i jemi shumë mirënjohës presidentit Erdogan për mbështetjen e tin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi me qeverinë turke, për të forcuar së pari njohuritë tona, mbështetur në historinë e suksesshme të zhvillimit të sektorit të gazit dhe naftës në Turqi.

Në fund doja të thoja që duhet të rrimë përkrah njëri-tjetrit dh e të projektojmë një të ardhme shumë më të mirë për vendet tona, për popujt tanë. Mbi të gjitha, ashtu siç Mustafa Qemal Ataturk e ka thënë, njerëzimi është një qelizë e vetme dhe secili prej tij është qeliza që e bën këtë organizëm të funksionojë”, theksoi kryeministri.

Nga data 9 korrik deri më 13 korrik, drejtues të nivelit të lartë nga kompanitë lider në fushën e energjisë dhe më shumë se 50 ministra të energjisë do të janë pjesë e këtij kongresi, tema e të cilit është “Ura për të Ardhmen e Energjisë tonë”.

a.ç

 

 

 

Next Post
Ish-deputeti i PD: Pakti Rama-Basha vrau garën, zgjedhje të çuditshme

Rusmali: Pasi ta rizgjedhim Bashën kryetar, duhet të thërrasim “fitore!”, apo “humbje!”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com