• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

by A R
04/10/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tre ditësh, Kosova mund të shkojë në zgjedhjet e treta të parakohshme, nëse Lëvizja VetëVendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Në këtë mënyrë, vendi do t’i hynte ciklit të katërt zgjedhor në më pak se dy vjet. Zgjedhjet e fundit të rregullta janë mbajtur më 9 shkurt 2025, kur përfundoi mandati i Qeverisë Kurti 2.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit, cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, aty ka sqaruar edhe rrugën se si shkohet në zgjedhje të reja në rast të dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri.

Gjykata thekson se, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, atëherë shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht, në bazë të Kushtetutës, dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve.

Por situata mbetet e paqartë se kush do të merret me teknikalitetet, siç janë konsultimet me partitë dhe shpallja e datës për zgjedhjet, në një situatë kur mandati i ushtrueses së detyrës së Presidentes, që aktualisht e mban Albulena Haxhiu, përfundon pas dy ditësh. Vetë Haxhiu ka paralajmëruar mundësinë që t’i drejtohet përsëri Gjykatës Kushtetuese për sqarime.

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, dje kanë mbajtur takimin e radhës për të diskutuar rreth hapave që duhet të ndiqen në 48 orët e fundit. Në lojë janë dy pozicione.

PDK-ja është duke kërkuar votimin e ligjit për Specialen si hap të parë, ndërsa, siç kanë raportuar mediet kosovare, Kurti ka vënë kusht që fillimisht të miratohet ligji në lexim të parë, pastaj të kalohet te zgjedhja e Presidentit. Por Hamza e ka refuzuar këtë.

“Kërkojmë aprovimin final të ligjit, pastaj PDK-ja është e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat”, ka thënë ai.

Me aq sa dihet, PDK-ja nuk është duke kërkuar një kandidat të saj për President. Kurti nuk ka dalë para gazetarëve, ndërsa as Qeveria dhe as LVV nuk kanë dhënë ndonjë njoftim rreth përmbajtjes së takimit.

Ndërkohë, më 2 tetor, qeveria theksoi se e ka dërguar në Kuvend projektligjin për Specialen, të formuluar nga juristët e PDK-së. Por, derisa Kurti dha pajtimin për ndryshimin e ligjit për Specialen, jo fleksibiliteti rreth hapave për miratimin e tij dhe zgjedhja e Presidentit, për shkak të afatit të shkurtër, mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja.

Në sheshin kryesor të kryeqytetit, sonte, për të 19-tën natë, pritet të mbahet protesta e radhës. Po ashtu, protestuesit do t’i afrohen edhe objektit të Kuvendit për të kërkuar miratimin e ligjit.

Kurti, para Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli për zgjedhjet e shpeshta në vend.

Sipas tij, “përderisa në rajonin tonë ka autokraci elektorale, Kosova është demokraci elektorale”.

“Zgjedhjet tona janë të lira, të drejta dhe konkurruese. Dhe po, ato duhet të mbahen një herë në 4 vjet, e jo dy herë në vit”, shtoi ai.

Kështu, mundësia që Kosova t’u drejtohet sërish kutive të votimit brenda këtij viti mbetet e hapur, ndërsa zhvillimet e ditëve në vijim dhe qëndrimi i palëve do të jenë vendimtarë për të ardhmen e procesit.

Next Post
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com