Rama: Kur do të anëtarësohemi në BE? Pyesni Merkelin
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në landin e Bavarisë në Gjermani, ka dhënë një intervistë edhe për “Abendzeitung”, ku ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
I pyetur se se kur Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian, Rama u përgjigj: “Ju duhet të pyesni kancelaren. Nëse do të ishte mua, unë do të thoja që tani”.
Ndërsa pyetjes se pse Shqipëria ka një imazh jo shumë pozitiv në Gjermani, Rama shpjegoi se kjo vjen ngaqë “Shqipëria ka vuajtur shumë nën imazhin e saj të keq dhe ende ndodh kjo. Ne shqiptarët jo se jemi krejtësisht të pafajshëm. Por, mediat ndërkombëtare kanë krijuar këtë stereotip të Shqipërisë së prapambetur. Të huajt që udhëtojnë në Shqipëri janë gjithmonë të habitur plotësisht. Kontrasti midis paragjykimet dhe atë që ata shohin në terren është shumë i madh”, shprehet Rama.