• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qytetarët bashkëpunues me policinë, mbi 5 mijë raportime në një muaj tek Komisariati Dixhital

by Java News
22/02/2018 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 5 mije raportime janë bërë në një muaj (janar-shkurt 2018) nga qytetarët në aplikacionin online të Policisë së Shtetit, Komisariati dixhital. Qytetarët kanë adresuar me foto shkelje të ndryshme që ata kanë pikasur, duke sjellë më tej ndërhyrjen e policisë e cila sinjalizohet menjëherë pas denoncimit të bërë në aplikacion.

Zv/ministrja Romina Kuko, e shoqëruar nga Drejtori i Policisë Tiranë, Parë Kastriot Skënderaj dhe nga Zv/drejtori për Sigurinë, Dhimitraq Ziu, inspektoi sallën operative, ku janë të instaluara një sërë  aplikacionesh në shërbim të qytetarëve.

Zv/ministrja e Brendshme Kuko, vlerësoi punën e kryer nga ekipi i sallës operative, dhe ka nxitur qytetarët të raportojnë shkeljet e ligjit, pasi në këtë mënyrë, ndihmojnë punën e policisë, parandalojnë ngjarje dhe shpëtojnë jetë, dhe nga ana tjetër, duke denoncuar shkeljet e ligjit, bëhen drejtpërsëdrejti kontributorë mjaft të rëndësishëm, partnerë të Policisë së Shtetit, për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë.

“Jam këtu për një vizitë inspektimi në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për inspektimin e aplikacionit të Komisariatit Dixhital dhe gjithashtu të 112 – ës dhe kamerave të trupit. Komisariati dixhital është një aplikacion i cili i jep një përgjigje të shpejtë qytetarëve. Drejtori më informoi se raportimet vazhdojnë të jenë të larta dhe konstante, kështu që nxisim qytetarët që të vazhdojnë ta përdorin këtë aplikacion, sepse Policia do të jetë në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre.

Është shumë e rëndësishme që sisteme të tilla të përqafohen nga qytetarët, sepse dhe sot mënyrat e marrjes së informacionit janë të shumëfishta, dhe sigurisht teknologjia është sa më efiçente për të dhënë nje përgjigje”, tha zv.ministrja Kuko.

Nga ana e tij, Drejtori vendor i Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj, ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit tek Komisariati Dixhatal, duke i siguruar për ruajtje të anonimatit dhe reagim në kohë dhe të paanshëm.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ta përdorin aplikacionin e komisariatit dixhital. Për çdo rast të raportimit të tyre, ne do të ruajmë anonimatin dhe do t’u japim zgjidhje në kohë problematikave që ata do të raportojnë”, u shpreh Skënderaj.

Komisariati  Dixhital është krijuar në Maj të vitit 2015.

Raportimet ndahen në disa kategori: parkime të gabuara/aksident, korrupsion, ndërtime pa leje, dhunë/armëmbajtje, vjedhje dhe ankesa të ndryshme

Nëpërmjet portalit të Komisariatit Dixhital qytetarë të ndryshëm kanë raportuar informacione të vlefshme për të cilat Policia e Shtetit i ka evidentuar dhe ka bërë të mundur, parandalimin e konflikteve, arrestime të shpërndarësve të lëndëve narkotike, parandalime të vjedhjeve, kapje të personave që qarkullojnë me armë etj.

Next Post
Totti vlerëson Salah: Një ndër lojtarët më të mirë në botë

Totti vlerëson Salah: Një ndër lojtarët më të mirë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com