• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria duhet të sfidojë, imitimin e Berishës, nga Albin Kurti

by Mero Baze
05/04/2021 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qeveria e re e Kosovës u ka ndaluar arsimtarëve të Kosovës, të vaksinohen në Shqipëri, pas ofertës që shteti shqiptar u bëri mijëra mësuesve të Kosovës për tu vaksinuar në Kukës. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i gjendur në siklet mes urdhërit diabolik të Albin Kurtit që të mos pranoj vaksinat nga Shqipëria dhe nevojës ulëritëse, që ka Kosova për vaksina, gjeti një arsye qesharake për ta arsyetuar, duke u bërë qesharak, edhe si mjek, edhe si politikan. Ai ju bashkua korit të Sali Berishës në Shqipëri, që tenton të tremb qytetarët e Shqipërisë, duke ju thënë se vaksina kineze nuk është e sigurt.

Me këtë vaksinë deri më sot janë vaksinuar qindra milionë njerëz në gjithë botën, por qeveria e Kosovës është gati ti vdes qyetarët e vet, mjafton të mos marr vaksina nga Edi Rama, se u mërzitet Sali Berisha me Ilir Metën.

I pari që i ka fryrë këtij zjarri, Sali Berisha, ka dështuar me turp dhe i është kthyer në favor elektoral Edi Ramës. Shqipëria ka sot ritmin më të lart të vaksinimit të popullsisë nisur nga numuri i  popullsisë dhe shqiptarët po rrijnë në rradhë në Sheshin Skënderbej dhe pranë çdo qendre vaksinimi për ta marrë atë.

Tani Shqipëria nuk ka si ja jep me zor qytetarëve të Kosovës vaksinën e saj, por mund të mbaj derën hapur në Kukës, për çdo arsimtar të Kosovës.

Argumentet patriotike të Albin Kurtit, se Kina dhe Rusia nuk e kanë njohur Kosovën, janë edhe më diabolike, për një udhëheqës që 70 për qind të tregëtisë e bën me Beogradin, që jo vetëm nuk e njeh si shtet, por do ta zhduk nga harta, ndërkohë që mijëra qytetarë të Kosovës po gjejnë rrugë të vaksinohen në Serbi.

Për këtë arsye qeveria shqiptare duhet ta bëj diçka, për të mos penalizuar mësuesit e Kosovës për shkak të kapriçove malinje politike të Albin Kurtit.

Qeveria shqiptare duhet të hap në Kukës qendrën e vaksinimit për mësuesit e Kosovës. Ata mund të paraqitne me ID e Kosovës dhe një dokument që provon që janë pjesë e sistemit arsimor të Kosovës dhe të vaksinohen.

Ata që janë dakord të besojnë Albin Kurtin le të mos vaksiohen dhe le të mos vijnë. Por ka plot qytetarë normal në Kosovë, që nuk ua ka shpëlar trutë Albin Kurti, dhe besoj akoma më shumë mësues që nuk janë  diabolik si Albin Kurti, që vet bën I pari vaksinën dhe pastaj ndalon mësuesit të vaksinohen. Ata mund të vijnë në Kukës të vaksiohen si gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe të ikin. Derisa të sigurojë Albin Kurti vaksina, ka kaluar dimri tjetër, dhe nuk I dihet sa vet e arrijnë gjallë .

Kjo nuk është një garë për të sfiduar besnikët e Albin Kurtit. Kjo është një mënyrë për të tejkaluar pengesat politike që Albin Kurti I vendos kundër shqiptarve të Kosovës, për arsye tërësisht politike për llogari të Sali Berishës dhe Ilir Metës si dhe inateve të tij primitive.

Albini e ka boll votën e 50 për qind të shqiptarëve në Kosovë. Jetën nuk është e nevojshme tua marrë peng, për me e dhënë për të, kur dëshiron ai. Aq më tepër, kur po ua kërkon me ngulm dhe mashtrime edhe jetën, njësoj si votën.

Next Post
Vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e Aleksei Navalny në burg

Vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e Aleksei Navalny në burg

Comments 2

  1. Sali Ram Sheqerja says:
    5 years ago

    Asnjë kosovar i pa vaksinuar, nuk duhet të hyjë në Shqipëri në verë për në plazh….

    Reply
  2. Sefer Pali says:
    5 years ago

    Pa vaksinë, nuk duhet ta shkelë kush Shqipërinë”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane mbi Izrael në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In