• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri teknike apo qeveri koalcioni PS, PD, LSI?

by Artan Fuga
04/03/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Në çadrën për lirinë politike vazhdon grumbullimi i protestuesve midis ndërtesës së kryesisë së Kuvendit dhe asaj të kryeministrisë. Dje trekëndëshi u bë katërkëndësh. Pra u ngatërrua edhe më shumë. Lulzim Basha në çadër e ka bllokuar bulevardin, nga njera ndërtesa ku ka zyrën Ilir Meta dhe nga ana tjetër zyra ku qendron Edi Rama. Nga pamjet televizive, trekëndëshi u zgjat deri te Hotel Rogneri ku Mogherini priste përfaqësuesit e Pd.

Ishte një ditë kaotike. Në çadër flitej për kushtetutën. Clirim Gjata, i cili qendronte në anën e majtë të Lulzim Bashës e bëri copë Kushtetutën, për të cilën kishte punuar Arben Imami që qendronte në krahun e djathtë të kryetarit të tij. Pak më tutje Grida Duma. Ndërkohë ende më vijnë në vesh fjalët e henri Cilit që nga studioja e një televizioni, ulur, i deklaronte Lulzim Bashës : Nuk je ende i përgatitur!

Për çfarë nuk u fol dje. Në rrëmujën kaotike të takimeve me përfaqësuesen e BE, nën thirrjet e zjarrta në çadër, mendja ka nevojë gjithsesi të punojë qetë dhe të arsyetojë qartë. Krerët e aleancës opozitare deklaruan paradite se ata janë për një qeveri me mbështetje te gjerë politike. Pastaj Lulzim Basha shkroi në facebookun e tij se i kishte deklaruar italianes se ishte për një qeveri të vullnetit të mirë, në fakt të gjithë me vullnet të mirë jemi, kurse në çadër deklarimet janë për qeveri teknike.

Qeveri teknike?
Qeveri e vullnetit të mirë?
Qeveri me mbështetje të gjerë politike?

Sepse janë koncepte politike kaq larg njeri tjetrit sa janë për dikë që shëtit jo kryeministria, kryesia e kuvendit, çadra, apo Rogneri, por larg sa mali i Dajtit nga bregu i Adriatikut.

Me një fjalë dje të lindte pyetja: Cfarë kërkon saktësisht pd dhe çfarë i propozon qeveria? Kërkojnë një qeveri Pd, Ps, Lsi, pra një qeveri koalicioni pozitë – opozitë apo një qeveri teknike.

Me një fjalë do të kemi zotërinjtë Basha, Rama, Meta në qeveri të përbashkët, të vullnetit të mirë, me mbështetje të gjerë politikë, të vullnetit të mirë, apo qeveri teknike?

Unë besoj se protestuesit në çadër, opinioni qytetar, por edhe ne intelektualë të interesuar për fatet politike të vebndit duam ta dimë.

Sepse përndryshe rrezikohet kaosi politik në vend nga paqartësia e aktorëve politikë qendrorë.

Qeveri teknike do të thiotë qeveri tjetër nga kjo e sotmja dhe me antarë kabineti jo figura qebndrore politike të partive që e mbështesin, si edhe me ndikim nga ana e partive të tjera të vogla.

Kaosi politik i djeshëm u shtua edhe nga mënyra sesi erdhën propozimet dhe u bënë kundërpropozimet. Dukej si një negocim individësh të fortë midis tyre dhe jo si negocim politik. Edi Rama dhe Ilir Meta i propozuan Lulzim Bashës, dhe ky i fundit i kundërpropozon duke pasur në krah Nokën dhe Mehdiun. Po a ka forume, a ka grupe deputetësh, a ka kryesira partish që të delegojnë krerët e tyre për negociime kaq të rënda, delikate dhe kaq të rëndësishme për fatet politike të kombit sot?

Apo jemi në një dialog ose mosdialog individësh të fortë?

Kjo është çështja kur flitet për republikën e re: kontratë individësh apo kontratë poltike agjencish, qytetarësh, partish që delegojnë vullnetet e tyre.

Se edhe kur kemi nevojë për të sqaruar cështje politike, të bëjmë teorira për konstitucionalizmin në çadër, si të ishim në seminar universitar, edhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Aq më shumë që u deklarua se qeveria e re, nuk e di cila, e vullnetit të mirë, me mbështetje politike të gjerë, pra gjithëpërfshirëse, apo teknike, do të merrej e kishte për objektiv edhe dekriminalizimin, vetingut, etj., madje edhe mosmbjelljen e hashashit, veç zgjedhjeve, duket se kemi paqartësi. Ceshtje politike të Kuvendit, apo të stinës së mbjelljes së bimëve narkotike, i ngatërrojmë me zgjedhjet që po trokasin në derë. Cfarë pune ka qeveria teknike apo e vullnetit të mirë me inkriminimin ose çinkriminimin e të zgjedhurve?

Pra, dje ishte kaos. Por, kaos është shumë sqarues, sepse kuptojmë që jemi në kaos.

Cfarë kërkohet. Se poqese është puna për një qeveri koalicioni ps, pd, lsi, (Unë as ja kam haberin ta di nëse është mirë ose jo, sepse do të më duheshin edhe shumë të dhëna që nuk i kam), duke bërë si kokë turku ministrin e tanishëm aktual të brendshëm, mos bëfsha mëkat, por besoj se Edi Rama dhe Ilir Meta do të ishin menjëherë dakord.

Mbase, por duhet ta dinë ata të çadrës.

Mbase është mirë, nuk e di, por kush do të bëjë opozitës pastaj?

Apo deri në zgjedhje nuk do të kemi opozitë?

Se mos e pëson si qeveria e Ylli Bufit?

Por poqese mendoni se në vend të qeverisë teknike, ose të kësaj që është, duhet një e koalicionit ps, pd, lsi, thuheni sa më shpejt e mos na harxhoni forcat se kombit po i dridhen këmbët nga lodhja, zhgënjimi, drobitja.

Atëhere përse ka nevojë ka që të bëhet kaq shumë zhurmë!

Cfarë ishte dje? Një ditë kaosi politik, ditë tërheqje e protestës, ditë ndryshimesh në fjalorin politik, ditë ndryshimi orientimi, ditë dëshirash të mbajtura akoma pashprehur, shtrim bulevardi për negocime të ardhëshme, matje forcash?

Cfarë?

Ne qytetarët, me ose pa çadër, vazhdojmë lagemi në shi duke pritur që të liun,dë dielli që nuk duket në lindje, por dje as në perëndim.

Next Post
Mogherini zbulon marrëveshjen e djeshme Serbi-Kosovë të shkelur nga palët

Kosovë/ Apeli i Mogherinit: Ratifikoni demarkacionin, ose s'ka liberalizim vizash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com