• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Apeli i Mogherinit: Ratifikoni demarkacionin, ose s’ka liberalizim vizash

by Java News
04/03/2017 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Mogherini takon përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Kosovës.

Takimet nisën me Presidentin Thaçi, për të vazhduar me kryeparlamentarin Veseli e kryeministrin Mustafa. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të takohet edhe me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës. Vizita e  Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën.

Mogherini takon Mustafën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini e ka bërë të qartë mesazhin e saj nga BE-ja. Ajo ka thënë se nuk ka viza pa ratifikim të demarkacionit. Sipas Mogherinit, luftimi i korrupsionit si parakusht për liberalizim ka rezultate ndërsa e ka quajtur lajm të keq mosratifikimin e demarkacionit.

“Ballkani po i ekspozohet tensioneve dhe BE-ja ka interes që të vazhdohet në mënyrë konsistente rruga në Bashkimin Evropian. Sot diskutuam rëndësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës, shtegtimin për BE dhe arritjen e Kosovës në MSA. Sa i përket liberalizimit të vizave, janë dy kushte që duhet të plotësohen. Përmirësimi i luftimit të korrupsionit dhe ratifikimi i demarkacionit. Në të parin ka progres, në të dytin fatkeqësisht jo.Dua të ua bëj të qartë se është koha e fundit që ta ratifikoni demarkacionin dhe të zhbllokoni punën për vizat” ka thënë Mogherini.

Thaçi: Mogherini përkrah Kosovën në integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave
Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka thënë se mesazhet e saj i japin Kosovës përkrahje për procesin e integrimit europian.

“Kosova është shteti më pro-evropian në rajon dhe mesazhet e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, i japin përkrahje procesit të integrimit evropian në përgjithësi, por edhe hapave konkretë e të menjëhershëm, si liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaço, përmes një postimi në Facebook.

“Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta – zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. “Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit”, është shprehur Thaçi.

ma.me
Next Post
Maqedoni/ BDI do të jetë pjesë e qeverisë, Ahmeti: S’ka tërheqje nga premtimet

Maqedoni/ BDI do të jetë pjesë e qeverisë, Ahmeti: S’ka tërheqje nga premtimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com