• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

by A R
05/10/2026 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christa Pike, 50 vjeçe, mbetet në gjendje kritike në një spital në Nashville, Tennessee, pasi ekzekutimi i saj me injeksion vdekjeprurës dështoi dy herë të mërkurën. Avokati i saj, Stephen Ferrell, tha se mjekët po përpiqen ende të largojnë nga trupi dy doza pentobarbitali dhe se prognoza e saj mbetet e paqartë.

Pike ndodhet në ventilator dhe, sipas avokatit, nuk dihet nëse ka rifituar ndonjëherë vetëdijen. Ferrell tha se gjendja e saj mund të kërkojë disa ditë për t’u vlerësuar dhe se ende nuk dihet nëse do të ketë dëmtime afatgjata apo probleme me aftësinë e saj mendore.

Pike u dënua me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995, kur ajo ishte 18 vjeçe. Slemmer u torturua dhe u vra në Knoxville, Tennessee. Pike u dënua me vdekje një vit më vonë.

Pas dështimit të ekzekutimit, autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim për faktin se çfarë shkoi keq dhe nuk kanë treguar nëse do të tentojnë sërish ta ekzekutojnë. Guvernatori i Tennessees, Bill Lee, pezulloi ekzekutimet në shtet për pjesën e mbetur të vitit, ndërsa drejtuesi i sistemit të burgjeve njoftoi dorëheqjen.

Avokati Ferrell i bëri thirrje guvernatorit që dënimi me vdekje i Pike-s të zëvendësohet me burgim të përjetshëm. Ai tha se ajo ka kaluar më shumë se 30 vjet në burg, pjesën më të madhe në izolim, dhe se ende nuk dihet se çfarë vuajtjesh ka përjetuar gjatë përpjekjes së dështuar për ekzekutimin.

Nëna e viktimës, May Martinez, kishte udhëtuar drejt Nashville për të ndjekur ekzekutimin. Ajo kishte mbështetur dënimin me vdekje të Pike-s dhe tha se shpërtheu në lot, pasi mësoi se ekzekutimi nuk kishte përfunduar me sukses.

Autoritetet e Departamentit të Korrigjimeve të Tennessees kanë mbrojtur protokollin e injeksionit vdekjeprurës, duke deklaruar se procedura nuk parashikon masa shtesë, përtej atyre që u kryen.

Avokatët e Pikes kishin paralajmëruar më herët se problemet e saj shëndetësore, përfshirë trombocitozën dhe venat e vogla, mund të rrisnin rrezikun e dhimbjes dhe vuajtjeve gjatë injektimit vdekjeprurës.

Next Post
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In