• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që ta dini për kë të luftoni

by Mero Baze
02/01/2024 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Disa rrogëtarë të partisë së Berishës dhe familjarë të tyre,  u mblodhën sot poshtë ballkonit të shtëpisë së tij në përpjekje për të nisur një ritual mbështetje për udhëheqësin e burgosur me arrest shtëpie. Lokali para të cilit qëndronin për koincidencë quhet  “Lost”, por Argita, vajza e kryetarit në detyrë që ka një komunikim me Zotin u tha se Zoti ka bërë gati gjëra të mira për ta këtë vit.

-A do fitojmë i tha një grua e pasigurt në zërin e saj.

-Patjetër do fitojmë i tha Argita. Pas kësaj turma që i mbante sytë nga qielli pa se në ballkon u shfaq udhëheqësi i tyre. Pas mbajtën një copë herë kokën lart për të parë udhëheqësin e tyre u larguan.

Kur dy vite më parë, Berisha nisi betejën kundër Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës, teza e tij kryesore ishte se Basha kishte deformuar demokracinë në parti dhe e kishte bërë atë parti të një klani njerëzish që lidheshin me të ose familjarë të tij.

Edhe pse në fakt, gjithçka në PD deri atë ditë e kishte drejtuar vet Berisha, për shumë njerëz të pakënaqur nga Lulzim Basha, për arsyet e tyre dhe dobësitë  e tij, kjo kauzë ngjiste. Nuk është se besonin vërtet që tani do bëhej një Parti Demokratike, por besonin se me një liderdship të ri ndoshta do tu vinte radha.

Pas një betejë dyvjeçare, Sali Berisha arriti ta dërrmoj PD dhe opozitën në tërësi duke krijuar deri tani 5 fraksione opozitare, të cilat nuk kanë më fuqi të verifikojnë as veten dhe as të bashkohen për një opozitë normale, pasi Berisha vazhdon të jetë shkaku i ndarjes së opozitës.

Dhe ndërsa opozita ka nevojë të bashkohet në një betejë kundër Edi Ramës, Sali Berisha kërkon ti “bashkojë” ata në një betejë pro tij, kundër drejtësisë, SHBA dhe BE, çka e shton dhe më shumë pesimizmin dhe ndarjen e opozitës.

Sot si për tu treguar atyre se sa hipokritë ishte beteja e tij për të përçarë PD, dhe cila do të jetë e ardhmja e opozitës, u nxori atyre rrogëtarëve të fundit që i kanë mbetur në seli, Argitën që ti përshëndeste dhe tu jepte zemër për vazhdimin e betejës.

Praktikisht ajo është “martirja” e betejës në drejtësi se drejtësia i ka marr burrin, babain dhe rrezikon ti marr dhe vëllain.

Është pak a shumë si “Aisha”, vajza e Gadafit që në fund u detyrua të hipte vet mbi tank para se të arratisej në Algjeri.

Por ndryshe nga ajo, kjo nuk ka ku shkon. Kjo do të dal çdo ditë të përshëndes ritualin e rrogëtarëve të babait të saj që qajnë poshtë dritares, jo aq për tu dhënë shpresë, por që mbi të gjitha ta dinë përse po luftojnë.

Që nesër të mos thonë, nuk e dinim që po bënim betejë për Argitën dhe kullat e saj.

Next Post
Në Shqipëri jetojnë mbi 18 mijë të huaj, tendenca tregon rritje, 36-vjeçarja nga Turqia: Tirana, shtëpia ime e dytë!

Në Shqipëri jetojnë mbi 18 mijë të huaj, tendenca tregon rritje, 36-vjeçarja nga Turqia: Tirana, shtëpia ime e dytë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com