• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qato prezanton masat: Policia në gadishmëri, 5851 efektivë për zgjedhjet

by A R
20/06/2017 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Departamentit të rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Altin Qato, doli në një kofenrencë për mediat ku prezantoi masat e marra për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas Qatos, në këtë proces, do të jenë të angazhuara me detyra konkrete 5851 forca policore gjithsej në mbarë vendin.

Ai tha se policët janë trajnuar për të përmbushur Kodin Zgjedhor dhe do të raportojnë në kohë reale për çdo episod. Sipas Qatos, po bashkëpunohet edhe me OSBE për rolin e policisë gjatë procesit./a.m.

Deklarata e plotë:

Jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore, sepse mbeten vetëm disa ditë që ajo të përfundojë, prandaj nga strukturat qendrore dhe vendore të Policisë po ndiqen me kujdes masat e planifikuara sipas fazave për sigurimin e rendit publik.

E kjo jo vetëm për mbarëvajtjen e çdo aktiviteti elektoral të subjekteve politike edhe këto katër ditë në vijim, por edhe për ruajtjen e qendrave të votimit, shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe sigurimin e vendeve të numërimit të votave, gjatë këtij procesi.

Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin Shkurt 2017, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, për sigurimin e rendit dhe të sigurisë në procesin zgjedhor, detyra të cilat vazhdimisht janë përditësuar.

Në zbatim të Programit janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat tona dhe detyrat për procesin zgjedhor.

Punën tonë e kemi filluar me trajnimin e 7.040 punonjës të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor.

Për sigurimin e 5.362 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, janë bërë përllogaritjet paraprake të punonjësve të Policisë, për automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj. Në zbatim të kërkesave të Kodit Zgjedhor, në datën 15 Qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, në afatin e përcaktuar:

1. Listën me 5851 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.

2. Listën me 276 automjete civile që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë. Përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen 1356 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor; do të vihen në dispozicion 65 automjete.

Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ‘Komando’.

Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor. Në bashkëpunim me Gardën e Republikës kemi hartuar dhe po ndjekim me kujdes Planin e Bashkëveprimit, për marrjen e masave të sigurisë së Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Është siguruar rrugëkalimi për lëvizjet e tyre dhe nuk kemi patur asnjë shqetësim në këtë drejtim.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit, nga data 26 maj – 18 qershor, është përballuar një ngarkesë pune për mbarëvajtjen e rreth 2.049 aktiviteteve elektorale, duke aktivizuar 9.443 punonjës policie me 19.600 orë shërbimi, 1.836 automjete dhe nuk kemi patur asnjë incident gjatë këtyre aktiviteteve.

Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore janë trajtuar dhe po hetohen 14 vepra penale, ngjarje të dyshuara si vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Konkretisht:

 sipas nenit 325 të Kodit Penal “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 6 vepra penale;

 sipas nenit 328 të Kodit Penal “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 3 vepra penale;

 sipas nenit 329 të Kodit Penal “Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 5 vepra penale.

Në këto ngjarje janë përfshirë 24 autorë, 4 prej tyre janë arrestuar, 16 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 persona janë shpallur në kërkim. Shqetësim kemi patur raste të vendosjes së materialeve propagandistike nga subjekte të ndryshme elektorale, në kundërshtim me Ligjin Nr.90/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8580 datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e KQZ Nr. 1 datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propogandistike dhe vendet e afishimit të tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Për këtë, i kemi kërkuar TASK FORCËS në Kryeministri që pushteti vendor të luajë rolin e vet në ndjekjen e këtij problemi. Policia e Shtetit është e gatshme për ushtrimin e përgjegjësive të saj edhe në këtë drejtim, për realizimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së organeve të qeverisjes vendore për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të OSCE/ODIHR, të cilat monitorojnë zgjedhjet, ka qenë permanent. Me Prezencën e OSCE në Shqipëri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme kemi kryer trajnimet e punonjësve të Policisë për procesin zgjedhor, të cilat kanë kontribuar edhe me lektorë të fushës.

Next Post
Dalin pamje të reja nga Bulevardi i Ri, ja “mushkëria” e re e Tiranës (GALERI)

Veliaj fton qytetarët në koncertin për çeljen 'Bulevardin e Ri' të Tiranës, ja kush do të performojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

April 15, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

April 15, 2026
VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

April 15, 2026
Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

April 15, 2026
“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

April 15, 2026
Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

April 15, 2026
Dy tragjedi, një plagë e përbashkët

“Pallatet që trembin: pas tërmetit, tani rreziku nga zjarri”

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In