• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

by A. Q
30/09/2026 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej mbrëmjes së djeshme, në disa platforma online, rrjete sociale e kryesisht në whatsapp, po qarkullojnë një seri videosh të cilat kanë në qendër një emër të njohur të botës së muzikës, dhe këngëtare e artiste, të përfshira në marrëdhënie seksuale me të.

Ajo që i jep gjithë kësaj, përmasat e një skandali, nuk është përmbajtja e tyre. Të gjithë protagonistët e tyre, janë në moshë madhore dhe secili është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij. Të kryesh marrëdhënie seksuale në një ambient privat nuk përbën krim.

I rëndë është fakti i publikimit të videove, për më tepër, pa kujdesin me të vogël për të ruajtur anonimitetin, të paktën të grave të përfshira dhe mbulimin e pjesëve intime të trupit. Jeta private e gjithkujt është e mbrojtur, dhe askush nuk mund ta cënojë atë.

Elton Tozaj, ka marrë autorësinë e publikimit, duke folur për një investigim mbi mënyrat e ulta, dhe ngacmimet seksuale me të cilat detyrohen të përballen  shpesh artistë që duan të bëjnë karrierë në botën e artit. Situata të tilla janë të njohura në botë dhe nuk kanë munguar rastet kur janë zbuluar dhe nga gazetarët. Por ato kanë patur në bazë rrëfimet e viktimave, dhe jo publikimin e akteve apo rrethanave në të cilat ato kanë qenë të përfshira. Ndërkohë që në këtë rast, nuk kemi, të paktën për momentin, asnjë indicie të një situate të ngjashme. Përkundrazi, gratë që sipas pretendimeve të Tozajt, do të ishin viktimat e artistit të njohur, janë “dënuar” në mënyrën më brutale e të shëmtuar, nga publikimi i këtyre videove. Gjatë ditës një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike.

Nga ana tjetër duket absurd qëndrimi i policisë apo prokurorisë. Pasiviteti i tyre justifikohet me mungesën e një denoncimi, ndërkohë që cënimi i jetës private është i parashikuar  dhe i dënueshëm nga Kodi penal.

Gjithçka është publike, dhe duket e pajustifikueshme mungesa e një ndërhyrjeje. Qoftë për të bllokuar publikimin e mëtejshëm, qoftë dhe për të zbuluar, qëllimin e realizimit të videove dhe se si ato rrodhën për t’u shpërndarë me shpejtësinë vrastare të rrjeteve sociale.

Çfarë parashikon kodi penal?

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 122

Përhapja e sekreteve vetjake

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. /Shqiptarja/

Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com