• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Publikohen çmimet e referencës për shitjen e shtëpive dhe dyqaneve në të gjithë Shqipërinë

by Java News
29/03/2019 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar çmimet e reja referencë për ndërtesat. Këto çmime njihen nga shteti sipas zonave të ndryshme, në formën e “dyshëmesë”, pra si çmim minimal, në bazë të të cilit llogaritet, si tatimi i fitimit, në rast se kemi të bëjmë me një shitblerje ndërtese, ashtu edhe taksa e ndërtesës, në përputhje me ligjin e ri për Kadastrën Fiskale. Në VKM-në e datës 27 mars, janë bërë disa ndryshime në Vendimin nr. 132, datë 7.3.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”.

Në tabelat që pasqyrojnë këto ndryshime, përcaktohen me hollësi çmimet që njihen nga shteti për një metër katror të një ndërtese të caktuar, në të gjitha zonat e Qarqeve, bashkive dhe qyteteve, duke përfshirë Njësitë Administrative të Tiranës dhe lagjet e kryeqytetit, çmimet e të cilave varjojnë nga njera-tjetra.

Banesat
Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.

Ndërsa për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Njësitë tregtare
Me VKM përcaktohet se çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi do të llogaritet 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është dy herë më i lartë.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme me to është 50 për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësorë dhe blegtorale, është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.

Taksat
Çmimi i vlerësuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme ndërtesë/njësi pronësore do të korrespondojë me çmimin mesatar referues të ndërtesave që përdoren për qëllime banimi sipas qyteteve. Për nënkategorizime të ndërtesave, që nuk shërbejnë për banim, sipas qëllimit të përdorimit, zbatohen çmimet mesatare për metër katror sipërfaqe ndërtimi.

Nëse çmimi për metër katror për banesë/njësi pronësore, i vënë në dispozicion nga ZVRPP-ja, dhe çmimet minimale fiskale janë të ndryshme, atëherë merret si çmim vlerësues ai çmim që ka vlerën më të lartë.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore.

Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim; b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë.

 

/a.meta

Next Post
“Falsifikim dokumentesh”, prokuroria ngrin pasuritë e kompanisë ‘Blue Eye Water’

“Falsifikim dokumentesh”, prokuroria ngrin pasuritë e kompanisë 'Blue Eye Water'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

July 25, 2026
Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

July 25, 2026
“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

July 25, 2026
Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In