• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Psikiatër e psikologë letër për shëndetin mendor të Trump: ‘I paqëndrueshëm mendërisht’!

by Java News
12/02/2018 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Psikiatër, psikologë dhe punonjës socialë kanë firmosur një letër të hapur ku paralajmërojnë për gjendjen mendore të Donald Trump, që sipas tyre “e bën atë të paaftë që të shërbejë si president”. 35 profesionistët e shëndetit mendor thanë se “fjalët dhe sjellja e Trumpit sugjerojnë një paaftësi të thellë për empati”.

Tendenca e presidentit për të “shtrembëruar realitetin” me qëllim që të ndërfusë në të “mitin e tij personal të madhështisë” dhe sulmuar ata që e sfidojnë me fakte, do të rritej një herë që do të vinte në pushtet, shtojnë ata. Zakonisht psikiatrit ngrysin vetullat kur u kërkohet të japin mendim profesional mbi gjendjen mendore të një figure publike që nuk e kanë ekzaminuar personalisht, siç e dikton edhe Kodi i Shoqatës Amerikane të Psikiatërve.

Por në një letër për Nju Jork Tajms, doktorët shkruajnë se kanë vendosur se është e domosdoshme të thyejnë heshtjen për këtë çështje, sepse druhen që “ka shumë gjëra të rëndësishme në lojë”.

“Kjo heshtje ka sjellë një dështim në dhënien e ekspertizës sonë për gazetarët e shqetësuar dhe anëtarët e Kongresit, në këto momente kritike”, shkruajnë ata. “Ne kemi frikë se bëjmë shumë dëm po të vazhdojmë të heshtim”.

Letra vazhdon: “E folura dhe veprimet e Trumpit demonstrojnë një paaftësi për të toleruar pikëpamje të ndryshme nga të tijat, gjë që sjell reagime zemërimi. Fjalët dhe sjellja e tij sugjerojnë një paaftësi të thellë për të shfaqur empati. Individë me këto tipare shtrembërojnë realitetin për t’ia përshtatur gjendjes së tyre psikologjike, duke atakuar faktet dhe ata që i përcjellin ato (gazetarë, shkencëtarë). Tek një udhëheqës me pushtet, këto sulme rriten, pasi miti i tij personal i madhështisë duket se konfirmohet. Ne besojmë se paqëndrueshmëria e madhe emocionale që shfaq e folura dhe veprimet e Trumpit, e bëjnë atë të paaftë për të shërbyer si president”.  Bota.al

http://www.bota.al/2018/02/eshte-i-paqendrueshem-menderisht-nuk-mund-te-heshtim-me-psikiater-dhe-psikologe-leter-te-hapur-per-shendetin-mendor-te-presidentit/

Next Post
Janjiq akuzon sërish: Mafia e Kosovës veriore është në kontrollin e Serbisë

Janjiq akuzon sërish: Mafia e Kosovës veriore është në kontrollin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com