• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

by Mero Baze
09/10/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja për Reformën Territoriale i ngjan më shumë një beteje për territorin politik sesa një beteje për një ristrukturim të plotë të bashkive ekzistuese. E vetmja gjë që ka arritur është të ulë numrin e tyre nga 61 në 47, pa ndonjë parim të qartë. Por, ama, i gjithë operacioni duket se pati një qëllim të qartë.

Në ditët më të vështira për qeverinë, për shkak të përballjes me drejtësinë të dhjetëra zyrtarëve të lartë, ministrave e deri zëvendëskryeministrave, si dhe të gjithë rrethit të ngushtë të Edi Ramës, votimi ishte një test për konfirmimin e një shumice të cilësuar.

Gjatë debateve të fundit për reformën dhe mungesës së një arsyetimi të qartë se si janë ndarë bashkitë, pse janë toleruar disa të vogla dhe pse janë bërë anormalisht të mëdha disa të tjera, dukej qartë se Edi Rama ishte i prirur të duronte dhe të dëgjonte çdo ankesë, madje edhe të premtonte se do t’i rregullonte në të ardhmen, por mirë ishte të mos ia kërkonin tani. Tani i duhej një provë e fortë për të testuar shumicën e tij dhe, në këtë lumë të rrëmbyer, duhej të kalonte me kamerdaren e Reformës Territoriale.

Është kjo arsyeja që ajo, më shumë sesa një reformë territoriale, është një betejë për territorin e tij politik dhe kufijtë e sigurt të tij.

Votimi provoi, së pari, se shumica është bërë më e ndjeshme ndaj ankesave të njerëzve, sidomos ndaj problemeve që shkakton ndarja territoriale, por nuk është gati të prishë shumicën për të kënaqur disa pakica brenda saj. Votimi në fund tregoi se reforma u miratua duke pranuar problemet e saj, por duke vënë në plan të parë konfirmimin e shumicës së cilësuar në Kuvend.

Së dyti, pas votimit, Edi Rama dha një mesazh të rëndësishëm politik për të gjithë bashkëpunëtorët e vet, të cilët po ia ha drejtësia dhe sherret me njëri-tjetrin.Nuk do të harxhojë energji duke u marrë me fatin e tyre, nëse ata nuk ndjekin dot ritmin dhe rrugën e mandatit të tij, duke ua bërë të qartë se “nuk është e thënë që do ta ndjekin deri në fund të udhëtimit”.

Dhe, së fundmi, të gjithë ata që mendojnë se Edi Rama ka ndonjë plan elektoral me ndarjen e re territoriale do të zhgënjehen. Shumë nga bashkitë e prishura mund t’i hapin telashe elektorale dhe mund të rrisin shanset e kundërshtarëve për të marrë më shumë vota. Kështu që ata që kanë frikë se reforma ishte elektorale kanë arsye të gëzohen se mund të marrin ndonjë votë më shumë, por kam frikë se s’do të marrin asnjë mandat më shumë.

E gjithë ajo që mund t’i kërkojnë Edi Ramës tani është t’u japë këtyre bashkive që mbetën ndonjë kompetencë më shumë. Deri tani, me kaq kompetenca sa kanë, mund edhe të mos bëhen zgjedhje, sepse të emëruarit e Edi Ramës në administratë kanë qindra herë më shumë kompetenca sesa të zgjedhurit nga populli. Në pastë mëshirë, le t’u japë edhe këtyre të zgjedhurve ndonjë kompetencë. Se, në fund të fundit, të vetët i ka edhe këta.

Next Post
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com