• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Janjiq akuzon sërish: Mafia e Kosovës veriore është në kontrollin e Serbisë

by Java News
12/02/2018 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas vrasjes së Oliver Ivanvoqit, Mitrovica veriore është, ndoshta, njëri nga vendet më të rrezikshëm ku jetojnë serbët.

Ai është ambient ideal për korrupsion e kriminalitet e natyrisht edhe për politikanë që duan të pasurohen shpejt gjë që më së lehti bëhet përmes kriminalitetit, ka thënë Janjiq për radion Evropa e Lirë në sektorin e gjuhës serbe. Sipas tij, nga njerëzit që ai ka kontakt, atje tani mbretëron pasiguri. Ata po ndiejnë të ketë arritur një lloje paqeje porse e dinë se e keqja nuk ka shkuar. Shumë nga ta vërtetë mendojnë të largohen.

Problemi aty është se politika në kohë të fundit është mbështetur në dhunë e kriminalitet. Serbia tani është para zgjedhjes. Ose do të lejojë që mafia ta marrë krejtësisht kontrollin ose do t’i qërojë hesapet me të keqen që e ka përfshirë gjithë veriun e Kosovës, transmeton Koha.net.

Janjiq thekson se sado që Beogradi të mendojë ta kontrollojë situatën në veri të Kosovës, ai këtë e bën përmes grupeve kriminale, dhe, është e qartë se ato kanë ndikim në strukturat qeveritare. Ne kemi informata shumë serioze se ato po përpiqen ta marrin edhe komunitetin informativ. Ato kanë ndikim shumë të madh në institucione, e të mos flasim ç’ndikim kanë te punët ndërtimore e të tjera që sjellin fitim të shpejtë.

Ato janë rrjete që nganjëherë kanë mbështetje të qeverisë e nganjëherë e detyrojnë qeverinë që t’i mbështesë. Kush do ta marrë lokalin, nga ç’anë do të kalojë rruga, kush çfarë do të ndërtojë – për këtë vendos pushteti lokal, e ai vetëm formalisht vendos për atë kanë vendosur grupet e interesi. Ai përfundon se përgjegjësin për gjendjen në veri duhet ta marrë kryetari ose kryeministri i vendit. “Serbia nuk bën t’i gënjejë më qytetarët”, ka thënë Janjiq. (b.an)

 

Next Post
Ilir Beqaj: Një vështrim kritik mbi eksport- importet shqiptare

Ilir Beqaj: Një vështrim kritik mbi eksport- importet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com