• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS dhe PD vazhdojnë ritualin e akuzave të fushatës

by
03/06/2015 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vijuar edhe sot ritualin e përditshëm të akuzave dhe kundërakuzave në distancë në kuadër të fushatës elekorale.

Nga ana e saj PS ka denoncuar lejen e dhenë nga kreu i PD Lulzim Basha për shtesën e një kati në pallatin ku jeton.

Ndërsa në përgjigjen e saj PD e ka cilësuar Veliajn si papagall të Ramës i cili po përsërit premtimet e pambajtura të qeverisë.

PD: Veliaj papagall i Ramës

Partia Demokratike vijon deklaratat e saj kundër kandidatit të ASHE-­së për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vënë në shënjestër punën e tij si Ministër i Mirëqenies Sociale.

Asllan Dogjani e ka quajtur Veliajn, papagall të Ramës, që sipas tij po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë.

“Le të shohim punën dhe jo fjalët. Erion Veliaj, si papagall i Ramës, po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, por tani me ambalazh të ri për Tiranën. Në 2013 i premtoi qytetarëve: “Uljen e taksave për 95% të popullsisë.” Ky premtim doli fjalë boshe dhe mashtrim. Pse nuk janë ulur taksat për 95% të popullsisë? Pse shqiptarët ndërkohë që kanë pagat dhe pensionet më të ulëta në Evropë kanë edhe taksat më të rritura në Ballkan? Veliaj ishte Ministri që kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për plotësimin e premtimeve, por që rezultuan vetëm fjalë dhe mashtrime, të cilat po ia përmendim çdo ditë qysh prej 4 javësh. Z. Veliaj dëshiron të rrisë taksat se mendon që kjo është zgjidhja, ndërsa ne besojmë se ulja e taksave dhe nxitja e biznesit të ndershëm sjell punësim”, ka thënë Dogjani. Sipas tij, shqiptarët ndihen sot të mashtruar nga papagalli i Edi Ramës që vetëm flet, por nuk realizon asgjë. “Erioni ka veç fjalë por nuk punon për hallet e njerëzve. Ka 4 javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit meritojnë më shumë se fjalë dhe Erioni nuk mund të ofrojë asgjë veç fjalëve boshe dhe rritjes së taksave”, përfundoi deputeti demokrat.

PS: Si mundet një kryetar bashkie në detyrë të shkelë ligjin dhe planin rregullues që ai vetë ka miratuar për përfitim e tij personal

Partia Socialise ka vijuar edhe sot akuzat për kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për premtimet e pambajtura dhe lënien pas dore të kryeqytetit. Në një dalje për mediat, deputetja e PS Olta Xhaçka ka denoncuar sot lejen e dhënë nga Basha për shtesë kati në pallatin që ai jeton.

Deklaratë për media e deputetes  së PS, Olta Xhaçka:

Qytetarët me të drejtë pyesin se çfarë ka bërë Lulzim Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sot më në fund mësuam se pas 4 vjetësh që fjeti vetëm gjumë, Lulzim Basha paska bërë një gjë: i ka dhënë vetes së tij leje për të bërë shtesë kati në pallatin ku jeton. I ka dhënë vetes leje që duplexin ku jeton ta kthejë në triplex në kat të 13. Ky është realisht një skandal i pabesueshëm, nga ato që vetëm Luli di të prodhojë. Disa vjet më parë njerëzit e tij ndërtuan një pallat në mes të detit. Sot Luli po e vazhdon traditën duke zaptuar e duke shpallur si shesh ndërtimi tarracën e pallatit ku jeton. Pyetja që kanë sot qytetarët e Tiranës është si mundet një kryetar bashkie në detyrë të shkelë ligjin dhe planin rregullues që ai vetë ka miratuar për përfitim e tij personal? Si mundet një kryetar bashkie në detyrë që të miratojë një leje ndërtimi në një pronë kolektive të banorëve të pallatit duke rrezikuar sigurinë e çdo familje që jeton në atë pallat? Është një turp që pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e ligjit dhe zhvillimin e territorit të kryeqytetit është po ashtu i pari që e shkel ligjin me të dyja këmbët. Nuk e dimë nëse praktika e ndërtimit në kat të 13 është një praktikë që Luli e ka zbuluar në Holandë. Por është një fat i madh për Tiranën që Luli ka fjetur gjumë gjatë pjesës dërrmuese të mandatit të tij. Në 21 qershor këtij modeli të dështuar i vjen fundi. Pas vetëm 18 ditësh, qytetarët e Tiranës do të votojnë masivisht për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur.

 

Next Post

Diaspora e Kosovës numërohet deri më 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com