• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha të sqarojë lejen për 16 katëshin tek ish blloku

by A R
02/12/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditësh tashmë Partia Socialiste i kërkon kreut të PD Lulzim Basha që të zbardhë lejen që ka dhënë 6 ditë përpara se të linte postin e kryebashkiakut, të një ndërtimi 16 katësh pranë zonës së ish bllokut. Sipas deputetit socialist Alfred Peza, Basha shtyu me dy vjet lejen për këtë ndërtim dhe 6 ditë para se të linte postin e kreut të bashkisë së Tiranës, miratoi këtë leje.

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka ripërsëritur thirrjen që PS po i bën prej dy ditësh ish kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht liderit të opozitës, Lulzim basha për të zbardhur lejen e ndërtimit të cilën ai ia dha ndërtuesit për ta bërë në mes të Bllokut.

Peza ka bërë publike edhe lejen e miratuar, me firmë të ish kryebashkiakut Basha, duke ia vënë atë në dispozicion të gjithë qytetarëve.

Deklarata e plotë e deputetit Peza:

Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po presin që Lulzim Basha të dalë e ti sqarojë për lejen skandaloze të ndërtimit që ai ka firmosur për monstrën e betonit në mes të kryeqytetit.

Ndaj ata sot pyesin: Përse ish Kryetari i Bashkisë zgjati për dy vjet lejen e ndërtimit të pallatit në mes të Bllokut, vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën?

Përse Lulzim Basha firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada Zvicerane?

Përse ish kryetari I Bashkisë, nën shembullin e babait të tij politik Sali Berisha, firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi I votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin?

Si mund të legjitimosh një pallat që nuk ka respektuar lejen e mëparshme të ndërtimit; që nuk ka garazhe dhe që është ngjitur me dritaret e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare?

Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më I pasinqertë I këtij vendi. Se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosberjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë.

Por më shumë se kaq, Lulzim Basha do të mbahet mend si I vetmi kryebashkiak në botë, që i dha leje vetes së vet për të ndërtuar një kat shtesë mbi pallatin 12 katësh ku jeton dhe që firmosi 6 ditë përpara se të ikte nga zyra, lejen për mostrën më të shëmtuar të betonit që është ende në këmbë në Tiranë.

Duke nxjerrë dje në konferencë shtypi ish zëvendësin e tij në Bashki, për të mohuar ekzistencën e lejes, ai tregoi edhe njëherë se e gjithë karriera politike e Lulzim Bashës është ngritur mbi gënjeshtrën, mbi mungesën totale të sinqeritetit dhe mbi filozofinë e antiligjit e antishtetit.

Jemi këtu sot, për ti treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë, të zezë mbi të bardhë, lejen skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës. Ky është modeli që ai I ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e cdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternative që ofron ai si lideri I opozitës shqiptare.

Ndaj, ne sot këtë leje do ia japim në dorë cdo qytetari të këtij vendi, për ta patur si një certifikatë politike, për të vetmen alternativë që ofron kryetari në detyrë i Partisë Demokratike.

Next Post

Moratoriumi i Pyjeve/ Malltezi: Të anullohen liçencat për njerëzit e lidhur me qeveritarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

“Ejani, ju presim”/ Ministri iranian sfidon Trumpin për një operacion tokësor: Plani A për një fitore të shpejtë, ju dështoi

March 5, 2026
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

March 5, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

March 5, 2026
Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

Projekti energjetik për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, Balla–opozitës: Ju e penguat, qeveria e PS e realizoi

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In