• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

by Ylli Manjani
05/03/2026 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Kthehemi pak në vitin e dytë të studimeve në juridik. Tek mësimi mbi cilësimin ligjor të veprës penale. Për fat të keq duhet bërë shpesh ky ushtrim në ditët e sotme…

Në tërësi veprat penale janë çështje fakti, jo llafesh mbi faktet. Korrupsioni është vepër penale që kërkon fakt, dmth para, plaçkë dhe favor në këmbim të saj.

Korrupsioni pa fakt quhet thashethem.

Komplikimi vjen nga fakti se nenet e Kodit Penal mbi korrupsionin lënë shteg për të dënuar edhe ofrimin, propozimin dhe kërkimin e parave, krahash dhënies e marrjes që është strikt çështje flagrance, pra fakti.

Dakord që ky është ligji, por pyetja është, a mund që të përdoret ky ligj për të gjykuar e dënuar persona për premtime, propozime apo kërkime në të shkuarën, siç ndodh sot rëndom kur vidhen përmbajtje bisedash nëpër celularë?!

Nëse po, pra do lejohet kjo praktikë, siç po ndodh, praktikisht drejtësia penal po dënon thashethemaxhinj, jo të korruptuar. Pra po dënon njerëz për llafe, jo për fakte të provuara përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në gjykimin tim kjo mënyrë të vepruari, që sot justifikohet si praktikë gjysore, është thellësisht e gabuar. Ligji penal në këtë rast, pavarësisht sa defektoz është, po zbatohet gabim.

Zbatimi korrekt i ligjit antikorrupsion kërkon strikt hetime proaktive me synimin e kapjes së të korruptuarave në flagrancë ose me fakt penal të kryer në çast. Pra nuk mund të ketë hetime për të gjetur një fakt në të shkuarën. Jo se është detyrimisht e ndaluar, por se është qartësisht e pamundur të gjendet.

Pra o e zë tani me presh në duar, ose i marsh opingat.

Kjo është ideja.

Për të shkuarën mund të ndërtosh vetëm hamendësime, por jo të gjesh faktin korruptiv. Me të shkuarën shkruhen e tregohen histori, nuk bëhet drejtësi.

Korrupsioni si vepër penale është si armëmbajtja pa leje. Pra duhet të kapesh me armë në dorë, në brez apo në shtëpi që të dënohesh. (Përtej budallëkut tjetër penal që denohen njerëz për armë që si kanë parë me sy..)

Por llogjika e ndjekjes penale në këto vepra, pra edhe të korrupsionit është strikt fakti penal i gjetur, ose qoftë edhe i propozuar apo kërkuar.

Çdo ndjekje penale jashtë kësaj llogjike është jashtë ligji, e padrejtë dhe që bazohet në konsiderata subjektive.

Mendoj se i vetmi interpretim i drejtë i ligjit penal antikorrupsion është ai që e konsideron veprën penale të kryer tani e në në ardhmen. Rrëmimi në të shkuarën mund të jetë tipikisht për vepra të tjera penale, por jo për korrupsioni.

Ligji prandaj la përcaktuar edhe fazat e propozimit e kërkimit, me qëllim që nëse hetimi nuk arrin tek marrja e dhënie e plaçkës së korrupsionit, të paktën ke të provuar propozimit dhe kërkimin. Kjo është llogjika.

Përndryshe, po u hyre propozimeve e kërkimeve që kanë bërë njerëzia në të shkuarën, je në botën e abuzimit.

Fjalët e telefonave nuk mund të mjaftojnë. Duhet hetime proaktive që të çojnë në flagrancë.

Kjo ka qenë arsyeja përse e krijuam prokurorinë e posaçme, pra që të bëjë hetime të posaçme ndaj subjekteve të posaçëm në mënyrë proaktie, e jo të sekuestrojë arkiva letrash e celularësh. Se ashtu edhe Ismail Qemali del i korruptuar…

Next Post
President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

President nga populli! Miratohen amendamentet kushtetuese, pritet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com