• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

by Mero Baze
05/03/2026 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj, për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit. Propozimi i saj, i pranuar me gëzim nga Albin Kurti, është ndryshim i rregullave të lojës gjatë lojës dhe është po aq antikushtetues sa gjithë përpjekja për ta shkelur Kushtetutën dhe për ta kthyer procesin e zgjedhjes së presidentit në garë elektorale.

Kosova ka formulën më të butë të zgjedhjes së presidentit, ashtu si Shqipëria pas ndryshimeve të vitit 2009, duke e zgjedhur me një shumicë të thjeshtë në raundin e tretë. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar kështu zgjedhjen e presidentit duke vënë në balancë pushtetet, duke llogaritur minoritetin në Kuvend dhe duke i dhënë përparësi Republikës parlamentare dhe jo asaj presidenciale.

Nuk është gabim të jesh Republikë presidenciale as ta zgjedhësh presidentin nga populli, por jo si një nevojë personale, apo më keq, si një strategji për të marrë gjithë pushtetet, por në kuadrin e një rregullimi gjithëpërfshirës kushtetues.

Propozimi i Vjosa Osmanit që në minutat e fundit të mandatit të saj të ndryshojnë rregullat e zgjedhjes së Presidentit, nuk e bën Vjosa Osmanin presidente, por edhe sikur ta bënte do ta bënte atë një presidente të keqe. Kosovës nuk i duhet një presidente që mendon se Kushtetuta është një libër guzhine, ku duhet të gjejë një recetë për gjellët që i hahen asaj.

Ky president i Kosovës zgjidhet me këtë Kushtetutë që është. Nëse Kosova do ta ndryshojë Kushtetutën e saj, ka procedura se si ndryshohet Kushtetuta në Kuvendin e ardhshëm që rregullat e reja të vlejnë për presidentin tjetër.

Opozita nuk duhet të bjerë në këtë kurth dhe t’i bashkohet nismës për ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Ora për të zgjedhur presidentin skadon sot në mesnatë dhe klasa politike duhet të marrë koston e dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe duhet të luftojë për ta zgjedhur atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Tani i vetmi shans i Kosovës janë zgjedhjet e reja, të cilat nuk do të prodhojnë ndonjë realitet të ri, por duhet të prodhojnë një përgjegjësi të re të klasës politike në Kosovë për ta bërë vendin me president me ato rregulla që kanë rënë dakord.

Vjosa Osmani është e lirë të provojë veten si politikane në këto zgjedhje dhe të marrë aty një shumicë që të diktojë zgjedhjen e presidentit, nëse mundet. Por kuajt nuk ndërrohen në mes të garës, madje sot mund të thuhet në fund të saj. Në fund të garës ndërrohen vetëm fituesit në podium.

Me këtë propozim fituesi i kësaj gare është Albin Kurti, pasi ai ka nevojë për një garë për president në emër të tij që ta bëjë më të lehtë edhe marrjen e presidentit me 40 për qind të votave.

Propozimi i Vjosa Osmanit tregon se ajo është e zemëruar nga braktisja e aleatit të saj Albin Kurti, por zemërimi nuk është strategji. Hidhërimi nuk ikën duke ndryshuar Kushtetutën, por duke iu bindur asaj. Ky gjest e zvogëlon atë si një figurë të denjë për të qenë presidente e Kosovës, pasi tregon se ajo nuk është një kandidate për presidente të Republikës, por kërkon një Republikë që ajo të jetë presidente. Me çdo kusht.

Next Post
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In