• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Moratoriumi i Pyjeve/ Malltezi: Të anullohen liçencat për njerëzit e lidhur me qeveritarët

by A R
02/12/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moratoriumi për Pjet duhet të vihet në zbatim që sot dhe të ketë ndikim në anullimin e licensave të siguruara nga personat e lidhur me qeveritarët.

Nga selia e Partisë Demokratike, kreu i Departamentit të Mjedisit në këtë forcë i bëri thirrje qeverisë të ndalë abuzimin në pyje nga personat e lodhur me pushtetin. Malltezi ftoi qeverinë që të reflektojë ndaj kasaphanes që po i bëhet pyjeve sipas tij në Korçë, Berat, Lezhë e Gjirokastër

Ja deklarata e plotë e Malltezit

Para 5 ditësh, vetëm pak minuta pas zhvillimit të ankandit për prerjen e pyjeve të fundit të mbetura në parcelat në Korçë (Bofje, Shere, Panarit dhe Treskë), Berat (Mali i Bardhë, Qeshibesh, Liqeth), Lezhë (Munelle) dhe Gjirokastër (Dhembel), qeveria deklaroi shpalljen e moratoriumit për prerjen e pyjeve për një periudhe 10 vjeçare, por duke filluar nga 1 Janari 2016. Pse jo nga sot? Apo duhen rrafshuar edhe ato pak parcela pyjore që kanë mbetur?

Partia Demokratike e sfidon qeverinë që;

1.Moratoriumi për prerjet e pyjeve të ketë efekt të menjëhershëm duke filluar nga sot!

2.Të anullohet liçensa e prerjes se pyjeve për kushëririn e Ylli Manjanit dhe dajen e deputetit Spahiu në Bulqizë pasi kjo ka shkaktuar gjendje lufte civile dhe peticion masiv nga mbi 500 fshatare të 3 fshatrave kundër prerjes së pyjeve.

3.Të anullohet çdo liçensë prerje pylli për banditët e Taulantit në Stebleve – Librazhd, që edhe kur u kapen nga dy gazetarë duke prerë brenda në Park Kombetar, në vend që të burgoseshin si keqbërës, u trimëruan dhe qëlluan me armë zjarri mbi gazetarët.

4.Të anullohen liçensat e prerjeve të pyllit për vellezërit Bicaj në Lenie të Gramshit, apo për nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës në Germenj-Shelegur.

5.Të ndërpritet me efekt të menjëhershëm çdo prerje pylli që po ndodh përditë edhe brenda zonave të mbrojtura si Parku Kombëtar Dajt, Germenj-Shelegur, Stebleve, Lenie, etj.

6.Të anullohen 10 ankandet e fundit të prerjes së pyjeve të shpallura para pak ditësh, sipas buletineve Nr. 40, 41, 42 dhe 43 të Agjensisë së Prokurimit Publik

Partia Demokratike fton qeverinë të reflektoje ndaj kësaj kasaphane siç shihet edhe në fotot bashkëngjitur dhe të ndalë urgjentisht kafshimin e mushkërive të Shqiptarëve.

Ne ftojmë qytetaret të ndalojmë shkatërrimin e pasurisë kombëtare, të pyjeve tona, duke shkulur nga rrënjet këtë bandë të korruptuar që zhvat me tendera dhe koncesione, si nëntoken edhe mbitokën tonë.

 

Next Post

Ja dilema e madhe e Anjeza Shahinit...(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In