• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Provokon historiani kroat: Shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve, duan të më vrasin për këtë tezë

by A R
30/03/2018 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goran Shariç është një historian kroat nga Rijeka, por që ka pikëpamje të afërta me kolegët serbë dhe ata grekë për historinë e civilizimeve në Ballkan.

Shariç, ka shkruar sot në Facebook se shqiptarët e kanë dënuar me vdekje pasi ai ka thënë se në Dalmaci nuk ka pasur ilirë dhe fjala dalmat nuk ka lidhje me delen, siç kanë thënë historianët gjermanë dhe austriakë, që tashmë është pjesë e tezave botërore.

Statusin e Shariçit e ka bërë lajm balline Sputnik-u rus, i cili nuk të fal minutin kur është puna për shqiptarët.

“Shqiptarët më kanë kërcënuar me vdekje sepse unë kam vërtetuar shkencërisht se ata nuk janë ilirë.

Ata po më kërkojnë të mos e bëj publike pikëpamjen time, ndryshe do të më vrasin.

Më duhet të veproj kundër ndërgjegjes sime për të mos marrë një plumb.

Por nëse nuk flisja se çfarë besoj, nuk mund të jetoj as edhe një minutë.

Vdekja është më e mirë se turpi. Vdekja erdhi dhe kaloi. Turpi mbetet”,shkruan Shariç në faqen e tij në facebook.

Por është e “çuditshme” që në këtë status, ku ka mbi 100 komente të serbëve dhe maqedonasve që flasin fjalët më të tmerrshme për shqiptarët, nuk ka jo asnjë kërcënim, por edhe asnjë koment nga një shqiptar i vetëm.

Nga ana tjetër, Sputnik e ka bërë histori në vete historianin kroat, duke vendosur një fotot edhe ca shqiptarë kosove me plisa në kokë, me mjekër dhe flamur kuq e zi.

Konotacioni është i qartë, por lajmi duket kokë e këmbë se është fake news, sepse Goran Shariçin duket që jo vetëm që nuk e ka kërcënuar kush, por duhet thënë se nuk ja ka varur kush nga qarqet serioze akademike, ndaj ai është futur lumpenit për të elaboruar përfundimet e tij “shkencore”.

Ai mban tribuna shkencore në publik të madh si salla kinemaje apo teatrosh ku paraqet tezën se pasardhësit e ilirëve janë… e gjeni dot? Sllavët!

Që sipas tij kanë qenë den babaden këtu dhe nuk kanë ardhur nga stepat ruse në shekullin e IX siç thotë e gjithë historia botërore.

Por e forta është se Shariç takimet nuk i mban në universitete, por kryesisht në klubet shoviniste serbe në Mal të Zi dhe Serbi. Me një fjalë, auditori i tij nuk janë studentë por pasues të çetnikëve të Arkanit dhe Vojisllav Sheshelit. /tesheshi/a.m.

Next Post
Afera me naftën virxhin/ Gjykata: Biznesmeni Adrian Xhillari dënohet me 15 vite burg!

Dosja 'Xhillari'/ Skema e mashtrimit me 4.4 mln litra naftë bruto, që u shitën në Durrës, Tropojë dhe Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

282 zjarre dhe 15 mijë hektarë të shkrumbuar! Shqipërisë do t’i duhen dekada për të rikthyer pyjet e djegura, dëmi mbi 7 miliardë lekë

August 30, 2026
Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

August 30, 2026
Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

Tragjedi në Qipro/ Përmbyset anija me 267 persona në bord, 6 viktima

August 30, 2026
“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

“Qytetarët po ndëshkohen pse nuk votuan Vetëvendosjen”, Përparim Rama thirrje për protestë më 1 shtator

August 30, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 30, 2026
Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

Aksidenti tragjik në Vlorë/ 78-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në spital

August 30, 2026
Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

Tragjedi në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një 37-vjeçari, pesë të tjerë në spital

August 30, 2026
Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Të paktën 38 të vdekur pas sulmit rus, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

August 30, 2026
Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

Rama uron boksierin Nelson Hysa: I pari shqiptar që ndeshet për titullin e kampionit të botës

August 30, 2026
SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com