• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Provat për 21 janarin do jenë funerali i familjes tënde”/ Ja letra kërcënuese ndaj Renato Myrtajt

by Java News
02/05/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Provat që ke për ’21 janarin’ do të jenë funeral i familjes tënde”. Dy letrat anonime kërcënuese janë gjetur dje nga Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i vrarë më 21 janar 2011.

Sipas Renatos, dje kur ka hapur derën e shtëpisë së tij ka gjetur në prag të saj letrat me tekstin kërcënues, si dhe një kurorë lulesh funerali. Fillimisht, i tronditur nga kurora me lule në derë, ai ka tentuar ta heqë që aty dhe ta largojë, por në tokë ka rënë zarfi me letrën që gjendej brenda kurorës.

“Gjeta letrat në derë bashkë me një kurorë varrimi të shëmtuar. Unë nuk trembem nga këto kërcënime. Nuk i kam vetëm unë këto prova, por edhe tre familjet e tjera që u prekën nga 21 janari. Nuk kanë punë me familjen time. Ata duhet të merren me mua, nëse kanë gjë”, u shpreh Myrtaj. Ai ka hedhur dyshime se autorët e letrës kërcënuese janë po ata që urdhëruan vrasjen e babait të tij.

“Ata që kanë shkruar këtë letër, janë pa dyshim urdhëruesit dhe vrasësit e 21 janarit, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kërcënimet. Do ta gjykojmë se si do ta menaxhojmë situatën për të nxjerrë provat e 21 janarit”, ka vijuar më tej. Letra kërcënuese sipas tij vjen vetëm pak ditë, pasi ai deklaroi në media se kishte siguruar disa prova tronditëse për vrasjet e 21 janarit.

Ai tha se provat që ka, mund të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve, por nuk dha asnjë provë konkrete. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, vendim që u kundërshtua publikisht nga katër familjet e viktimave.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, humbën jetën Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, babai i Renatos. Gjykata e Lartë më 25 prill rrëzoi rekursin e prokurorisë për dosjen e “21 janarit”.

Letra122334Ajo nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për të dënuar me 23 vite burg ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet për gardistin Agim Llupo. Dosja, pasi u shqyrtua, nuk kaloi në seancë gjyqësore.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila dënoi me një vit burg Prendin dhe 3 vjet Llupon, duke i konsideruar si fajtorë për vrasje nga pakujdesia.

Faik Myrtaj ishte banor i fshatit Cakran në Fier. Ai kishte dy djem. Bardhoshi, më i vogël se Renatoja, u vetëvra pas vdekjes së babait duke mos përballuar dot largimin nga jeta të babait të tij. Ndërsa Renato Myrtaj tani jeton me nënë e tij.

Vazhdimisht ai ka kërkuar drejtësi për këtë çështje dhe dënimin maksimal të personave përgjegjës për vrasjen e babai të tij para Kryeministrisë. Ashtu sikurse ai, edhe familjarët e viktimave të tjera të 21 janarit reaguan pas vendimit të Gjykatës së Lartë, duke shprehur haptazi faktin se ky ishte një vendim i padrejtë dhe se 4 viktimat po vriteshin për së dyti herë nga vetë drejtësia. Panorama

Javananews/ a.k

Next Post

Ranieri “çun mamaje” bën për vete gjithë Anglinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu kërkojnë rikthimin në drejtësi

October 4, 2026
Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

Irani vendos kushtet për fundin e luftës, në fokus Ngushtica e Hormuzit

October 4, 2026
Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

Ofensivë dhe kundërsulm! Taizi përfshihet nga luftimet e ashpra

October 4, 2026
Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

Pse flamingot e mbetura prishin koncertet?

October 4, 2026
“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

“Jo në emrin tim”/ Protesta masive në Bruksel pas dënimit të ish-krerëve të UÇK

October 4, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
Hetimi/ 3335 celularë dhe karta SIM, politikanë dhe anëtarë të grupeve kriminale në përgjim nga SPAK!

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com