• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj

by Bjorn Runa
12/09/2026 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Në ditën e 105-të të protestës, diaspora pritet të mbërrijë sërish në Tiranë, e shoqëruar nga pretendimi i zakonshëm se ajo pengohet në kufi. Është një nga ato deklaratat që hidhen herë pas here në publik dhe që flet sa për nevojën e protestuesve për t’u dukur të persekutuar në sytë e publikut, po aq edhe rreth faktit se, me gjithë mbështetjen, diaspora nuk i ka dhënë ndonjë dorë të madhe kauzës së tyre. Ndaj, vetëm pjesëmarrja e saj në protestën e Tiranës nuk mjafton më. Duhet që ajo të jetë diçka të cilën qeveria përpiqet ta pengojë, por në fund nuk ia del dot.

Në të vërtetë, imazhet që qarkulluan online këto dy ditë tregojnë radhë të gjata automjetesh që presin në kufi në Mal të Zi. Sot po shihja videon e njërit prej tyre me Lamborghini që parakalonte kolonën e gjatë të makinave që prisnin, ndërsa mburrej se askush nuk mund ta ndalte për të ardhur në protestë. Me gjasë në mendjen e tij kjo ishte një mënyrë për të treguar sa i vendosur është në luftën kundër pushtetit, por ajo që dukej më qartë në video ishte vlerësimi i ekzagjeruar për veten, ku të tjerët duhet të presin në radhë, ndërsa atë që ka arritur të blejë një Lamborghini, nuk mund ta ndalë askush në rrugën e tij drejt protestës.

Teksa sheh pamje të tilla, duket pak i pakuptimtë ankthi i protestës se diaspora po pengohet të vijë në Shqipëri. Në fakt duhet të shqetësohet më tepër për atë që diaspora sjell në bulevard. Disa nga shfaqjet më të përsëritura të mbërritjes së saj, kanë nxjerrë në sipërfaqe instinktet nga më banalet. Nga patriotizmi sipërfaqësor, tek mburrja me pasurinë e mbledhur dhe bindja se një makinë e shtrenjtë tregon automatikisht rëndësinë e personit brenda saj. Këto janë të gjitha gjëra që i kemi  me shumicë në Tiranë dhe mendohej se protesta, në një mënyrë a një tjetër, ishte edhe kundër fenomeneve të tilla sepse pretendon të jetë një lëvizje e atyre që nuk ndihen të dëgjuar në shoqëri. Madje, një nga sloganet më të përsëritura të javëve të fundit është “nuk na përfaqësoni,” drejtuar deputetëve, të cilët shihen si njerëz që pasuria i ka izoluar nga problemet e njerëzve të zakonshëm, duke i bërë arrogantë me ta. Po me sa duket kjo vlen vetëm për politikanët dhe të pasurit e varietetit vendas.

Sigurisht një individ i vetëm nuk përfaqëson gjithë diasporën dhe të paturit e një makine të shtrenjtë nuk të heq të drejtën e protestës, por ka një dallim të madh mes solidaritetit me protestuesit dhe trajtimit të tyre si audiencë që mblidhet aty për të admiruar suksesin tënd tënd. Po, a mundet dikush që ndihet i poshtëruar nga privilegjet e politikanëve, të ndihet i motivuar përballë dikujt që e parakalon në radhë, vetëm sepse ka një makinë më të shtrenjtë? Çfarë ofrohet ekzaktësisht këtu nga diaspora, veç ndryshimit të idenitetit të atij që del mbi ty vetëm sepse është më i pasur se ty?

Qeveria duhet të përgjigjet për pabarazitë që i nxorrën njerëzit në bulevard dhe protesta nuk e ka luksin të riprodhojë të njëjtat pabarazi. Ata që kanë gjithë jetën që presin në radhë, nuk kanë nevojë për një njeri tjetër që i parakalon me Lambo për t’iu thënë se tani do t’i përfaqësojë ai.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Demokracia jonë pa hardware dhe software?!

Comments 1

  1. leka says:
    1 day ago

    Protesta me e madhe qe i behet cdo pushteti eshte vota kunder! Vjen diaspora me mwgalomani dge luks ne nakina luksoze dhe kujt po i rref ! Nuk jane diaspora e emigranteve por militant te VV dhe te maqedonis se veriut .Shqiptarin keto tipa nuk e njohin mire dhe bejn te fortin dhe pengojne rruge e kryqezime qe vec shtojn urrejtjen per organizatoret dhe militantet e tyre . Kujdes se durimi i njerezve te thjesht ka kufi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

“Ke marrë fonde, kthe lekët mbrapsht”- Përplasje kinematografike, debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit, regjisori: Mos ju lëpini ministrit!

September 14, 2026
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Kreu i NATO-s, Rutte: Sulmi në trenin e Ukrainës tregon se sa i dëshpëruar është Putin!

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Kjo është gjuhë ultrasi, jo gjykatësi!”- Ngërçi i pagave, Rama reagon sërish: Askush s’e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot Legjislativin! Po sikur…

September 14, 2026
“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

“Nëse do isha kreu i ekzekutivit…”- Ngërçi për pagat, Rexhaj: Një përpjekje e sofistikuar e magjistratëve për të marrë pushtet, Kushtetuesja kaloi kompetencat

September 14, 2026
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com