• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Escobar/ Dëgjoje Amerikën, Albin

by Java News
21/10/2022 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit dhe të deleguarit special të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për shtyrjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat për një periudhë 10 mujore, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, duhet të pranohet, sidomos në këtë fazë në të cilën gjendet Qeveria e Kosovës.

Ndonëse Qeveria e Kosovës, nuk e ka kundërshtuar e as pranuar, kërkesën e të deleguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, për Mustafën fiksimi i datave për targat është një sfidë për Qeverinë, por edhe për partnerët amerikanë.

“Qartë duket se Qeveria vetë nuk mund të përballet dhe ta zgjidhë këtë sfidë, e fillon dhe mbetet në të, pastaj kërkon ndihmë nga amerikanët”, ka thënë Mustafa për Albanian Post.

Sipas Mustafës, zgjidhja ideale për çështjen e konvertimit të targave do të duhej të ndodhte me përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje përfundimtare që parasheh njohjen reciproke.

“Prandaj është më e arsyeshme të bashkëpunohet me Escobar për të arritur një marrëveshje të mirë që përfshinë edhe njohjen nga Serbia, sesa të ngulet këmbë te afati për targa dhe të sfidohet autoriteti i Qeverisë dhe i partnerëve amerikanë. Pra të pranohen dhe të respektohen kërkesat që në emër të Qeverisë amerikane i ka paraqitur Escobar”, ka shtuar ai për Albanian Post.

Se kërkesa amerikane për shtyrjen e vendimit për targat duhet të respektohet nga ana e Qeverisë së Kosovës e thotë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni.

Pasi sipas tij kështu respektohet edhe angazhimi i ShBA-ve, por jo vetëm, në procesin e dialogut, duke lënë hapur kështu rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve të tjera i zgjidhë me automatizëm.

Nëse Qeveria e Kosovës, në këtë rast vazhdon me populizëm dhe nuk e përfillë kërkesën amerikane, sipas Hysenit, pasojat mund të jenë të mëdha.

“Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me ShBA-të dhe partnerët tjerë në perëndim me veprime infantile e populiste, siç është fundja edhe kjo loja me targat. Është thelbësore që të përmbahemi nga çdo veprim aventuresk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e status-quosë dhe për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shtuar Hyseni.

Mirëmbajtja e paqes rajonale dhe e qetësisë në pjesën Veriore të Kosovës është në interes të të gjithëve, prandaj duke u nisur nga ky fakt, ish-bashkepartiaku i Albin Kurtit, Visar Ymeri, mendon se ky i fundit në cilësinë e kryeministrit duhet ta pranojë kërkesën amerikane, e cila nuk është vetëm kërkesë amerikane.

“Qeveria duhet ta shqyrtojë dhe ta miratojë një kërkesë të tillë. Duhet ta kuptojmë që kërkesat e tilla nga miqtë tanë nuk e dëmtojnë Kosovën, e aq më pak ta kenë këtë qëllim”, ka thënë Ymeri për Albanian Post.

Sipas Ymerit, Qeveria e Albin Kurti, është e përcaktuar që çështjet e hapura me Serbinë t’i mbyllu përmes dialogut, prandaj beson ai, ekzekutivi duke pranuar afatizimin e ri për implementimin e vendimit për targat nuk demonizon masat që krijojnë atmosferë dhe mundësi dialogimi dhe marrëveshjeje.

“Pse qenka më e rëndësishme të zbatohet një vendim i qeverisë për targat, i cili duhet thënë që formalisht e politikisht është i drejtë dhe i domosdoshëm e juridikisht e konstitucionalisht i obligueshëm, se sa arritja e marrëveshjes obligative përmes së cilës synojmë t’i mbyllim të gjitha çështjet përfshi këtë të targave”, ka pyetur ai.

Mendimet dhe veprimet institucionale të Qeverisë së Kosovës, sipas Ymerit, duhet të jenë më strategjike e të fokusuara në interesin e Kosovës në mënyrë të përgjithshme e në shtigje afatgjata, e jo si interes afatshkurtër që efektin pozitiv e ka më shumë në interesin elektoral të së cilës parti e lider politik.

“Prandaj Qeveria natyrisht që duhet ta pranojë këtë kërkesë. Vetë zbatimi i këtij vendimi mund të na shkaktojë probleme e sfida të rrezikshme sigurie në pjesën Veriore të Kosovës. A duam të shkojmë në këtë rrugë?”.

Ndryshe në një përgjigje tejet diplomatike zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, një ditë më parë është shprehur i pavendosur se a duhet apo jo ekzekutivi ta shtyjë edhe për një periudhë të caktuar kohor implementimin e vendimit të Qeverisë për targat, pas kërkesës së zëvendës-sekretarit amerikan të shtetit.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën. Nuk është data 31 e as 30 tetor sot”, kishte thënë Kryeziu.

Ndryshe nga Qeveria, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është treguar shumë më e prerë në raport me kërkesën e ShBA-ve për shtyrjen e implementimit të vendimit për targat.

“Është një temë që jemi duke e diskutuar qe shumë muaj dhe ajo që e kam thënë në takim me zotin Escobar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Sipas saj shtyrja e vazhdueshme e këtij vendimi nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale në raport me serbët lokalë.

“Shumica dërmuese e serbëve nuk e kanë bërë konvertimin e targave për një arsye të vetme, sepse ata kërcënohen nga banda kriminale, që paguhen dhe mbështeten politikisht nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç”.

Kanë kaluar rreth 50 ditë dhe numri i serbëve të cilët kanë përfillur kërkesën e Qeverisë së Kosovës për të konvertuar targat e tyre ilegale në ato RKS janë vetëm 13.

Serbët e Kosovës duke filluar nga 1 shtatori kanë pasur dy muaj kohë, për t’i konvertuar targat e tyre ilegale me akronime si KM, PZ, e të tjera, në ato RKS.

Një gjë të tillë e kishte konfirmuar vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, ku ftoi të gjithë qytetarët serb ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kështu duke u liruar edhe nga detyrimi i pagesës së TVSH-së, akcizës e doganës./Albaniapost

Next Post

Tani e dimë përse është ndarë opozita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In