• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari

by A R
29/04/2026 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Klosi u shpreh se, ndryshe nga e kaluara, sot grupet kriminale janë më të sofistikuara dhe me më shumë burime financiare.

Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri të rëndësishëm apo për skup për bomba, në Shqipëri nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Dy herë është përmendur për atentat ndaj Azem Hajdarit, një herë në Parlament dhe një herë ai që e mori. Në të dyja rastet kanë qenë probleme personale, një herë me deputetin e Kukësit dhe një herë me Haklajt. Por nuk është se u përfitua diçka në politikë me eliminimin e tij ose për jetën e vendit. Praktikisht vrasjen e Azem Hajdarit e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, nuk e përdori pala tjetër. Pala tjetër, ku isha edhe unë, humbëm. Ishte detyra jonë për ta mbrojtur dhe nuk e mbrojtëm dot. Shqipëria është vend i vogël, pa shumë probleme. Sot, praktikisht, nuk ka interes për akte terroriste bota në Shqipëri. Aktet terroriste duan të bëjnë efekt te publiku. Terrorizmi në Shqipëri ka qenë i infiltruar nga jashtë, jo për të bërë akte terroriste, por për t’u fshehur.

Krimi i organizuar sot është më i avancuar. Është me më shumë para, ikin nga Shqipëria që të mos ekstradohen. Mundësitë e krimit të organizuar sot janë më të zhvilluara. Policia ka qenë e vëmendshme. Përballë nuk ke budallenj që gabojnë. Mjetet që përdorin janë më të sofistikuara dhe vështirë t’i zbulosh. Krimi është i favorizuar sepse i zgjedh ai mjetet që përdor. Policia duhet t’u shkojë nga mbrapa të zbulojë se çfarë kanë në mendje ata. Krimi është në avancë, kualifikohen më parë ata. Shqipëria është më e hapur sot. Problem në Shqipëri nuk është terrorizmi, por krimi i organizuar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pretenduar se dhuna dhe viktimat e asaj dite nuk ishin të rastësishme.

I ftuar në QUO VADIS ai u shpreh se ngjarja u zhvillua para syve të kamerave, ndërsa sipas tij pati përpjekje të qëllimshme për të zhdukur provat.

Klosi deklaroi se, pas protestës, u ndërmorën veprime për të fshirë gjurmët, duke përmendur fshirjen e serverit të Kryeministrisë dhe izolimin e Gardës për disa ditë.

Ai shtoi se edhe prokuroria u pengua në hetime, ndërsa prokurorja u sulmua publikisht pas lëshimit të urdhrave të arrestit.

Klosi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke pretenduar se situata ishte e parashikuar dhe se përdorimi i dhunës kishte si qëllim demonstrimin e kontrollit mbi sigurinë në vend.

Klosi: Për 21 Janarin, u zhvillua para kamerave. Unë kam qenë në shesh para Kryeministrisë. Nga Berisha u punua që të mos kishte prova për ngjarjen. U fshi serveri i Kryeministrisë. Garda u mbajt 3 ditë brenda. Pati të lënduar dhe u kuruan në Kryeministri. U quajt prokurorja me epitete nga më skandalozet vetëm pse lëshoi urdhër arreste. Është luftuar nga ata që shkaktuan ngjarjen që provat të fshiheshin.

Asnjë urdhër i prokurores nuk u miratua dhe u tallën me të. Ishte një pushtet absolut atëherë, jo si sot. Rama thotë që e mbështet prokurorinë. Nuk thotë që prokuroria përbëhet nga horra. Edhe Gërdeci, gjyq pas gjyqi. Është më kollaj që SPAK të merret me ngjarje të freskëta, sepse e ka më kollaj, sesa të merret me ngjarjet që populli është i interesuar. Çfarë ndodhi me Gërdecin, që u vranë 26 veta, me 21 Janarin, që u vranë 4 burra që ishin me duar në xhepa. Në fund të protestës, kur nuk kishte rrezik, u qëllua.

Atë ditë ishte e planifikuar të vriteshin. I shërbenin Berishës. Tek ndërkombëtarët kishte diskutime që çfarë është më e rëndësishme në Shqipëri, siguria apo demokracia? Demokracia është e ardhmja që do të futet në BE, që do të kërkojë një kohë të gjatë. Siguria është fenomen më delikat. Ne na ka ndodhur në zgjedhjet e 1997. U bënë me ndihmën e autoblindave italiane. Vrasja e tyre është humbje e sigurisë. Ky ka qenë një mesazh që na kanë dhënë dhe unë jam dëshmitar. Për partnerët, siguria është e rëndësishme, pastaj demokracia. Siguria bëhet me organizim. Berisha këtë gjë e dinte. Mua më kanë thënë që jemi me atë qeveri që garanton sigurinë. Berisha e dinte dhe donte të tregonte që unë siguroj sigurinë në vend edhe nëse duhen vrarë njerëz.

Next Post
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit pas 57 ditësh mbylljeje

Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit pas 57 ditësh mbylljeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In