• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

by A R
29/04/2026 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Evropa përballet me rregulla të reja hyrjeje për turistët, dy vende në rajonin e Ballkanit-Mali i Zi dhe Shqipëria, po shfaqen si alternativa tërheqëse për pushime verore, falë procedurave më të thjeshta të hyrjes dhe mungesës së kërkesave për regjistrim biometrik, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën e udhëtimeve “Travel Off Path”.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje për vijën e saj bregdetare dhe politikat fleksibël të udhëtimit.

Shqipëria, një alternativë në rritje në Mesdhe

Shqipëria, në jug të Malit të Zi, njihet për brigjet me ujëra të kristalta, plazhet me rërë të bardhë dhe qytetet historike.

Vendi po konsiderohet nga turistët si një alternativë më ekonomike krahasuar me destinacione të njohura si Greqia apo Italia.

Shumica e turistëve mbërrijnë fillimisht në kryeqytetin e Tiranës, i cili karakterizohet nga një ndërthurje arkitekturore unike. Në Tiranë do të gjeni një xhami madhështore, parqe urbane të mëdha, ndërtesa të stilit brutalist dhe objekte të trashëgimisë komuniste, përfshirë edhe piramidën e ndërtuar si një monument dedikuar ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Jashtë kryeqytetit, Shqipëria ofron një panoramë krejt tjetër.

Në veri shtrihen Alpet Shqiptare me fshatra të izoluar si Thethi, ndërsa në jug, zona si Dhërmiu dhe Ksamili ofrojnë plazhe që krahasohen shpesh me destinacionet tropikale.

Ksamil ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë vitet e fundit, sidomos pasi Shqipëria u bë virale në rrjetet sociale për plazhet e saj parajsore dhe çmimet e përballueshme.

Akomodimet në bregdet fillojnë nga 30 dollarë, një kosto shumë më e lirë krahasuar me Amalfin ose Santorinin.

Rregullat e hyrjes më të lehtësuara për turistët

Një nga avantazhet kryesore të Shqipërisë është fakti se nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo zonës Shengen.

Kjo do të thotë se turistët amerikanë mund të qëndrojnë deri në 365 ditë pa pasur nevojë për vizë apo leje qëndrimi.

Gjithashtu, vendi nuk aplikon sistemin e ri evropian të hyrje-daljeve (EES), i cili kërkon regjistrim biometrik, përfshirë gjurmët e gishtërinjve, për vizitorët në zonën Shengen.

Megjithatë, autoritetet kërkojnë që vizitorët të plotësojnë disa kushte bazë:

* Pasaportë e vlefshme të paktën 6 muaj pas datës së udhëtimit

* Të paktën një faqe bosh në pasaportë

* Provë për biletë kthimi ose udhëtimi të mëtejshëm (edhe pse kërkohet rrallë)

Sfidat e reja për udhëtimet në Evropë

Ndërkohë, sistemi i ri EES në zonën Shengen ka shkaktuar vonesa dhe konfuzion në disa pika kufitare dhe aeroporte evropiane.

Turistët duhet të regjistrohen, përpara kontrollit të pasaportës, duke krijuar radhë të gjata dhe vonesa.

Në këtë kontekst, destinacione si Shqipëria po shihen si alternativa tërheqëse për pushime verore, duke ofruar jo vetëm bukuri natyrore dhe çmime të përballueshme, por edhe procedura më të thjeshta hyrjeje./ATSH

Next Post
Vëmendje për viktimat

Një shembull gjerman që politikanët qesharakë shqiptarë nuk e arrijnë dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

“Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, si dy tentuan t’i marrin Armando Dukës 100 mijë dy mashtruesit në Tiranë

September 28, 2026
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, i pranishëm edhe kreu i SPAK: Pritet deklarata e Presidencës!

September 28, 2026
Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

Italia vendos çmim tavan për naftën: Një litër, jo më shumë sesa 2,19 euro (…201 lekë)

September 28, 2026
Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com