• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia e Veriut përballë pasqyrës së ftohtë evropiane!

by Liridona Beqiri
29/04/2026 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri

Agjenda reformuese e Maqedonisë së Veriut është shndërruar në dokument që funksionon me një qëndrueshmëri shqetësuese në moszbatim, në një dokument që ekziston më shumë si alibi sesa si orientim. Ajo është bërë formë pa përmbajtje, rit pa lëvizje. Arkitektura politike e ndërtuar nga qeverisja aktuale funskionon në mënyrë ku realiteti dhe retorika bashkëjetojnë duke ecur në rrugë paralele!

Kjo logjikë qeverisëse arriti ti nyjeton në mënyrë të shtrembër marrëdheniet ndërkombëtare, por edhe me vendet fqinje, gjë që përkon me distancën e këtij vendi nga mesatarja europiane në çdo pikëpamje. Kjo strukturë politike luan rolin etik të pritjes për “vagon europian” ndërsa vetes i përshpërit një retorikë që e paraqet si mishërim të shenjës ‘Jo Evropës’! Është një qeverisje me europianizëm verbal dhe një provincalizëm funksional, ku ligjet shkruhen me ton të Evropës, por zbatohen me logjikë të provincës.
Marrëdhënia me Brukselin është shndërruar në një liturgji politike: fjali të njëjta, shpresa të ricikluara, dhe një pritje pa busull..!
Në këtë teatër të mirëorganizuar institucional midis deklarimit dhe realizimit, vërejtjet evropiane, përfshirë dhe ato të Thomas Waitz, janë diagnoza të një sistemi që ka mësuar të prodhojë reforma si gjuhë, por jo si sjellje shtetërore. Janë konfirmim i mungesës së transformimit real institucional. Goditja është e thjeshtë dhe e prerë: një agjendë reformuese që përsëritet pa prodhuar sistem të qëndrueshëm nuk është më plan zhvillimi por mënyrë e menaxhimit të stagnimit.

Në këtë kontekst, ndryshimet kushtetuese janë një provë lakmusi për seriozitetin e kësaj qeverie, dhe ajo po dështon ta kalojë. Qeveria aktuale ka zgjedhur një komoditet të rrezikshëm, një paralizë e kamufluar si strategji.

Maqedonia e Veriut nuk është më vend i tranzicionit. Është vend i tranzicionit të institucionalizuar. Një shtet që jeton në një paradoks të qëndrueshëm duke e institucionalizuar pritjen.. Dhe kjo është faza më e sofistikuar e stagnimit, kur stagnimi nuk ndihet më si problem, por si normalitet i menaxhuar mirë.
Nga këtu, Evropa mbetet referencë pa gravitet. Një pikë orientimi që nuk tërheq më, vetëm kujton distancën.
Dhe megjithatë Evropa nuk është premtim i jashtëm. Është një pasqyrë e brendshme.. Një pasqyrë që nuk zbukuron, nuk zbut, nuk negocion por vetëm kthen mbrapsht atë që është. Një pasqyrë reflektuese që kërkon guximin ta shohim veten pa retushim!

* Ditari i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Shtohen financimet për turizmin/ Bankat dhanë më shumë kredi për hotele, restorante dhe tregtinë

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In