• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propaganda, si një praktikë legjitime e drejtësisë së re

by Mero Baze
09/04/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nga debati ballafaques në Gjykatën Kushtetuese mes avokatëve të gazetarit Elton Qyno dhe prokurorëve të SPAK, mbi të drejtën e gazetarit për të ruajtur burimet e informimit, shihen qartë dy probleme.

Problemi i pare, ka të bëjë me nivelin profesional të prokurorit përballë Gjykatës Kushtetuese, pasigurinë e tij për çdo çështje që merr përsipër të mbrojë dhe familjarizimin me shkeljen e ligjit.

Të tre këta elementë tregojnë, në të vërtetë, cilësinë profesionale dëshpëruese që ka SPAK.

Ajo që është vërtet shqetësuese për cilësinë profesionale të prokurorëve të SPAK është fakti se “traditën” e krijuar që gazetarët e kronikës të pyesin SPAK-un nëse duhen botuar apo jo dosjet sekrete, ai e quan “normë etike”. Dhe nëse gazetarët nuk e zbatojnë këtë “etikë”, SPAK ndërhyn dhe u sekuestron pajisjet, siç ndodhi në rastin e gazetarit Qyno.

Pra, ai injoron faktin se nuk ka bazë ligjore për këtë veprim.

Kjo ka ndodhur më parë edhe me redaksinë e Lapsit, kur ka publikuar databazën e Partisë Socialiste për zgjedhjet, dhe për të cilën ka një vendim të Strasburgut kundër SPAK.

Në debatin me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, kur ajo i përmendi vendimin e Strasburgut për ndalimin e praktikës së sekuestrimit të mjeteve të punës së gazetarëve, prokurori e pranoi që ai vendim duhet zbatuar – me po aq lehtësi sa e shkel atë.

Problemi i dytë, është se i gjithë shqetësimi i ngritur ndër vite për rrjedhjen në shtyp të materialeve sekrete nga Prokuroria, tani ka një adresë të qartë: vetë SPAK.

Praktika e krijuar ku SPAK përdor median si mjet për të përbaltur subjektet e tij të hetimit, duke i gjykuar fillimisht në publik e pastaj kopsitur akuzën sipas “mendimit të popullit”, është tashmë një model i verifikuar.

Kjo shpjegon pse rrjedhin në shtyp pjesë të selektuara nga dosjet hetimore, të nxjerra nga konteksti dhe të hedhura si “ushqim për qentë” – me synimin për të penalizuar publikisht personat nën hetim, përpara se të ketë gjykim real.

Kjo praktikë e SPAK duket se ka prekur edhe GJKKO-në, e cila tani ka hyrë në “garë” me SPAK, duke rekomanduar formulim akuzash – dhe ndoshta për herë të parë në historinë e drejtësisë në botë – një gjykatë i rekomandon prokurorisë dënime përtej atyre që ka kërkuar ajo.

Shembulli më i qartë për propagandë kundër një të pandehuri, është një paragraf në zbardhjen e vendimit për paraburgimin e Veliajt, ku gjyqtari Pëllumbni shkruan:

“Në këtë kontekst, gjykata vëren se bashkëpunimi i personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e një bashkëpunimi të posaçëm – atij të grupit të strukturuar kriminal, …pavarësisht se një formë e tillë bashkëpunimi nuk u është atribuar ende këtyre personave në hetim dhe, për rrjedhojë, nuk do të merret në konsideratë në këtë moment nga gjykata në caktimin e masës së sigurimit, pasi në të kundërt do të cenohej parimi i mosrëndimit të pozitës së të pandehurit (non reformatio in peius).”

Kur vetë gjykatësi thotë që diçka nuk duhet marrë në konsideratë, sepse cenon pozitën e të pandehurit, pse e shkruan atë në vendim?

Pra, gjykatësi e pranon se nuk ka kompetencë të bëjë një vlerësim të tillë, dhe pranon që ai vlerësim cenon të pandehurin – dhe sërish e përfshin në vendim, duke shtuar: “ju mos e merrni në konsideratë, por unë po e them gjithsesi”.

Kjo është esenca e propagandës me drejtësinë – përdorimi i përbaltjes publike si strategji për të mbrojtur vendime të dobëta ligjore ose hetime të mangëta.

Seanca ballafaquese në Gjykatën Kushtetuese tregoi qartë se në drejtësinë e re po krijohen norma antiligjore veprimi, të cilat justifikohen me “mbështetje publike”, sepse opinionit publik i shitet propagandë në vend të provave – ndërsa personat nën hetim linçohen si të dënuar para kohe.

Next Post
Tarifat, Trump: Disa shtete duan takim me mua, po më puthin b….

Çfarë po ndodh? Trump nuk e mban dot inatin, hakmerret sërish ndaj Kinës, i çon në 125% tarifat

Comments 2

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Pavaresisht se, komenti im, i mëposhtem, është botuar në një shkrim tjetër të djeshëm të Mero Bazes, vlera e tijë, është akoma edhe më shumë aktuale, në lidhje me shkrimin e sotëm po të këtijë autori ekselent të gazetarisë tonë, për SPAK dhe spakistet si një rrymë ideologjike e kolonës së pestë në sherbim të Sali Berishes e kompani.
    Komenti im :

    Kjo puna e SPAK, dhe ecuria e vetë diskreditimit që po pëson dhe nxjerrja e informacioneve medemek sekret hetimor, nëpër mediat e ndryshme nga dita në ditë, tregon një falsitet, tragji-komedi dhe absurditet të spakisteve nga kreu në fund, si njerëz pa edukate qytetare e të pakulturuar, si njerëz që përveç librave të shkollës, nuk kanë lexuar asnjë roman në jetën e tyre, duke i kujtuar njerëzit dhe popullin, nën nivelin e tyre që vetë ata janë poshtë nivelit mediokër.
    Për këtë, spakisteve pa përjashtim, do tu shkonte bejtja humoristike shkodrane që është një tallje bythe për ata të gjithë ;

    Ka ra dielli
    N’sheke t’djathit
    E janë çue
    shtrepat përpjetë,
    A nis kubla
    N’pikë t’vrapit
    Me xan krapin
    N’biçikletë.

    Ta gëzojmë SPAK-un e Partisë së Sali Berishes.

    Reply
  2. ccc says:
    9 months ago

    Mero, lodhesh kot! Une jam i bindur se cdo verejtje, rezerve a kritik konstruktive qe i behet SPAK-ut e GJKKO-se, keta ja tundin ne fytyre Berishes duke i thene:-E shikon cfare durojme ne per ty?! Keta gjyqtar e prokuror jane te mjere dhe te denuar t’i sherbejne padronit tashme te ditur nga te gjithe.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

December 24, 2025
Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

December 24, 2025
VIDEO-Droni “fantazmë” testohet në Kinë/ Tjetër sukses, arrin shpejtësinë 925 km/orë, i padukshëm dhe..

VIDEO-Droni “fantazmë” testohet në Kinë/ Tjetër sukses, arrin shpejtësinë 925 km/orë, i padukshëm dhe..

December 24, 2025
Riciklimi i intrigës së pallatit që kërkon të shitet si revolucion!

Riciklimi i intrigës së pallatit që kërkon të shitet si revolucion!

December 24, 2025
VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

VIDEO/ Kapen 435 kg kokainë me vlerë 70 mln euro! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine, ja ku ishte fshehur…

December 24, 2025
VIDEO-Mes 100 më të kërkuarve, arrestohet bosi i mafias italiane/ Publikohen pamjet e vendit sekret ku ishte fshehur..

VIDEO-Mes 100 më të kërkuarve, arrestohet bosi i mafias italiane/ Publikohen pamjet e vendit sekret ku ishte fshehur..

December 24, 2025
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com