• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pronësia intelektuale/ Hyn në fuqi ligji për mbrojtjen e të drejtave të autorit

by A R
25/10/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyn në fuqi ligji për të drejtat e autorit i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 31 mars 2016.

Ligji shënon një ndryshim të rëndësishëm në mbrojtjen e të Drejtës së Autorit, duke u renditur kështu në një hap me legjislacionet më të avancuara në Europë për këtë fushë. Ligji i ri mbron dhe garanton një kategori vulnerabël që është ajo e krijuesve që asnjëherë s’kane përfituar mbrojtjen e merituar dhe njohjen me të drejta të plota të së drejtës së vet të pronësisë intelektuale. Ky ligj u njeh, mbron dhe garanton autorëve, mjedis të sigurtë dhe mundësi për të përfituar nga puna e veprave të tyre.

Autori e gjen veten të mbrojtur në këtë ligj, sidomos për garancitë ligjore që i jep, ç’ka bën që tregu intelektual të funksionojë në interes të krijuesve dhe të jetë dokumenti bazë për të shtrirë dhe zhvilluar veprimtarinë e tyre krijuese.

Ka filluar miratimi i akteve nënligjore të këtij ligji, të cilat do të japin efektet e para pozitive drejt standartizimit të tregut shqiptar me atë evropian. Edhe ky proces u është nënshtruar konsultimeve të gjera me grupet e interesuara. Ky proces i miratimit të këtyre akteve përfundon në fillim të muajit nëntor.

Ligji i ri për herë të parë pozicionon qartë palët në fushën e administrimit të të drejtave, ku autori do të ketë mundësi përfitimi nëpërmjet skemave të reja që janë parashikuar. Një tjetër garanci që buron nga ky ligj është rregullimi i marrëdhënieve të përfaqësimit agjenci – autor duke siguruar transparencë e llogaridhënie nga agjencitë për krijuesit dhe institucionet publike. Ky ligj tashmë e mbron autorin përballë veprimeve arbitrare të shkelësve dhe i jep mundësinë të shpërblehet për punën e tij krijuese.

Për herë të parë:

–          krijohet sporteli unik, i cili krijon lehtësi për subjektet përdorues dhe i shërben formalizimit të tregut intelektual.

–          kemi rregullime të nevojshme të thjeshta dhe të qarta për organin procedues, gjykatës dhe adresimin e problematikave në lidhje me masat paraprake, sigurimin e provave dhe zgjidhjen efikase të rasteve gjyqësore;

–          vendosen kufinjve sa duhet të shpenzojnë agjencitë për të qenë eficentë dhe transparentë. Kështu shpërblimet e merituara të autorëve nuk shkojnë për asgjë tjetër përveçse në emër të tyre.

–          rriten dhe forcohen  sanksionet për shkelësit dhe abuzuesit me të drejta pasurore të autorëve;

–          vendosen tarifat për shpërblim të drejtë, të cilat do të jenë të publikuara dhe të qarta për këdo.

Sfida për t’u përballur me informalitetin dhe piraterinë vazhdon, kjo është një sfidë edhe ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të mbrojmë Autorin dhe Veprën, sepse kreativiteti është pronë e njerëzimit, e kulturës, e dijes dhe e shoqërive që i konsumon ato. /a.m.

Next Post

Burrel/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 68-vjeçarja, plagoset bashkëshorti i saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In