• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prokuroria kërkon largimin e gjykatësit në çështjen kundër gjyqtarit Shkëlqim Mirit

by Java News
19/07/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur pritej hapja e procesit gjyqësor kundër ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë Shkëlqim Miri dhe tre të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv,relatori i çështjes, gjyqtari Ardit Mustafai pohoi se kishte paraqitur dorëheqjen për të mos gjykuar këtë dosje. Dorëheqja i është paraqitur kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda me motivacionin se Mustafai ka njohje personale me të pandehurin Miri, njëherësh me bashkëshorten e këtij të fundit ka lidhje gjaku dhe bien kushërinj. Por më tej gjyqtari Ardit Mustafai, pohoi se kjo kërkesë e tij nuk ishte pranuar nga kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, dhe për këtë kërkoi dhe një opinion të palëve në proces,mos kishin ata kërkesa shtesë, përpara se të hapte procesin gjyqësor. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe i pandehuri Shkëlqim Miri, i cili refuzoi të flasë. Avokati i ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri, Arben Prenga ishte dakort që trupi gjykues të mos ndryshonte pasi sipas tij, Miri për shkak se ka qënë gjyqtar, ka njohje me thuajse të gjithë gjyqtarët e vendit, dhe s’mund të shmangen gjyqtarët për shkak të njohjes me Mirin.

Akuza: Mustafai të largohet

I ndodhur në këtë situatë, prokurori i çështjes Klodian Braho kërkoi të njihej me kërkesën e dorëheqjes, duke kërkuar njëherësh dhe 10 minuta pushim të seancës gjyqësore. Pasi u njoh me pretendimin e gjyqtarit Mustafai, prokurori Braho kërkoi përjashtimin nga ky gjykim të relatorit të çështjes Ardit Mustafai,duke cilësuar se ai ka konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosjeje. Pritet në vazhdim që kërkesa e prokurorisë të shqyrtohet nga një trupë gjyqësore tjetër, ku do vendoset përjashtimi ose jo I gjyqtarit Mustafaj. Seanca e rradhës është planifikuar në 24 korrik 2018.

Korrupsioni me 30 mijë euro

Ish-gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri, Alban Buci dhe Gentian Doda u arrestuar nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi kundrejt 30 mijë euro, lanë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i solli lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel. Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë favorizuar të pandehurin Gentian Doda, i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij. Në rast se gjendet fajtor ish gjyqtari Miri rrezikon dënimin nga 3 deri në 10 vjet burg. Shkëlqim Miri, 46 vjeç ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, e cila starton në vitin 1999. Ai më parë kë qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. shqiptarja.com

Next Post
Kosova dhe Serbia, mendime të ndryshme për kompromisin

Kosova dhe Serbia, mendime të ndryshme për kompromisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

August 10, 2026
Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

August 10, 2026
“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

“Ujëvara e Verdhë” tërheq vizitorë gjatë pushimeve verore

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi! Ndërtesa të shembura, ulërima dhe panik! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi! Ndërtesa të shembura, ulërima dhe panik! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

August 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

August 10, 2026
Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh edhe në malësinë e Klosit, rrezikohet një fshat i tërë! Kërkohet dhe ndërhyrje nga ajri, dyshohet i qëllimshëm

August 10, 2026
E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

E rëndë në liqenin e Pogradecit, 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë, dy pistat e hetimit

August 10, 2026
Rikthehen zjarret në Krastë të Krujës, situata kritike për shkak të depos me lëndë plasëse! Era favorizon flakët, vatër edhe në Abazaj

Rikthehen zjarret në Krastë të Krujës, situata kritike për shkak të depos me lëndë plasëse! Era favorizon flakët, vatër edhe në Abazaj

August 10, 2026
Bashkia e Dimalit mban mbledhje urgjente, Këshilli voton kundër relacionit për shkrirjen, 18 nga 21 anëtarët kundër bashkimit me Beratin!

Bashkia e Dimalit mban mbledhje urgjente, Këshilli voton kundër relacionit për shkrirjen, 18 nga 21 anëtarët kundër bashkimit me Beratin!

August 10, 2026
“U prehsh në paqe engjëlli i mamit”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos prek me mesazhin: Do të mbaj në shpirt deri në frymën e fundit!

“U prehsh në paqe engjëlli i mamit”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos prek me mesazhin: Do të mbaj në shpirt deri në frymën e fundit!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com