Kryeprokurori i shtetit te Kosoves, Alekandër Lumezi së bashku me dy prokurorët Imer Beka e Agron Galani janë takuar me drejtorin e Policisë së Kosovë, Shpend Maxhuni. Në njoftimin e dërguar për media thuhet se është diskutuar në lidhje me nisjen e hetimeve ndaj personave të cilët kanë uzurpuar prona pa autorizimin e AKP’së. “Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka dhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agron Galani, pritën në një takim pune një delegacion nga Policia e Kosovës, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni, ku u diskutua lidhur me nisjen e hetimeve ndaj personave, të cilët kanë marrë prona shoqërore pa autorizimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, thuhet ne deklarate.