• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

”Prokurori tha nuk pyes njeri”, gjykata kthen në qeli 3 të liruarit për vrasjen e Marvi Mihalit!

by Java News
28/05/2018 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të ri që po heton vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali për të rikthyer në burg tre të rinjtë që u liruan në datë 11 maj. Pak ditë më parë gjykata vendosi që të lironte nga burgu Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, ndërsa i vetmi që mbeti në qeli është Dejvi Bitraj.

Por pas kallëzimit të babait të 22-vjeçarit Pavllo Mihali, me kërkesë të prokurorit të ri të cështjes Gjergji Tako, gjykata pranoi kërkesën që të rinjtë të kthehen në qeli. Tre të rinjtë që u liruan fillimisht u akuzuan për ‘Mos kallëzim krimi’, por prokurori Tako kërkoi riarrestimin e tyre me akuzën e ‘Vrasjes në bashkëpunim’.

Pak ditë më parë Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 denoncoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri si të korruptuar.

Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Por sot gjykata me kërkesë të prokurorit të ri Tako vendosi që të rikthen në burg, ndërsa pritet apelimi i vendimit nga pala tjetër.

Denoncimi

Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 ka denoncuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri.

Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Në një pjesë të denoncimit, Pavllo Mihali shprehet se i kanë paraqitur provat prokurorit të cështjes, por sipas tyre ai u ka thënë se “Kam gabuar, dhe ju shkoni ku të doni, se unë nuk pyes njeri”.

Letra e Mihalit me denoncimin i është dërguar edhe Kryeprokurores Arta Marku, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Ambasadës së SHBA. Në datë 11 maj u liruan nga burgu Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, ndërsa i vetmi që po qëndron në qeli është Dejvi Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Pak ditë më parë u ndryshua prokurori i cështjes dhe dosjen e mori në dorë Gjergji Tako, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë e liruar.
Ai kërkoi që të rikthen në burg, ndërsa pritet vendimi i gjyqtares Shefkie Demiraj. Mbrëmjen e djeshme i ati i të riut që u vra u shpreh se nëse nuk do të vendoset drejtësia për djalin e tij, ai do të bëjë vetëgjyqësi.

a.ç

Next Post
VIDEO+ FOTOT/ Krimi llahtar në Itali, ç’ndodhi në banesën e shqiptarëve

VIDEO+ FOTOT/ Krimi llahtar në Itali, ç’ndodhi në banesën e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com