Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë-Krujë.
Rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Arrameras”, janë përplasur dy automjete. Njëri drejtohej nga një 44-vjeçar, ndërsa tjetri nga një 18-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, 18-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pasagjeri në automjetin e 18-vjeçarit, një shtetas egjiptian rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.











