• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekt-opinioni përfundimtar i Venecias

by A R
27/02/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias ka përfunduar projekt Opinionin e tij përfundimtar mbi ndryshimet kushtetuese të rishikuara në bazë të sugjerimeve të tij të mëparshme. Komisioni thotë se varianti i rishikuar ka marrë parasysh pjesën dërrmuese të rekomandimeve në opinionin e saj të ndërmjetëm.

Një ndër pikat e cila kishte shkaktuar më shumë debat ishte lidhur me shumicën e nevojshme për zgjedhjen nga ana e parlamentit të anëtarëve të disa institucioneve të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Opozita ka këmbëngulur për zgjedhjen e tyre me dy të tretat, e jo me tre të pestat sic eshtë propozuar në variantin e ekspertëve të nivelit të lartë, Komisioni i Venecias thotë se të dy variantet janë legjitime. Ai thekson megjithatë si më të pranueshëm variantin me tre të pestat, po ku të garantohet përfshirja dhe e opozitës, duke dhënë edhe disa alternativa për arritjen e këtij qëllimi. Edhe në rastin e Gjykatës Kushtetuese, Venecia sugjeron zgjedhjen me një shumicë të cilësuar.

Komisioni nuk e sheh me vend ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm “përsa kohë ai do të duhet t’i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe kontrollit”, ndërsa mandate I tij duhet të mbyllet në mesin e vitit 2017. Opinioni i Komisionit e quan “të pranueshëm mekanizmin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Isnpektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes propozimeve me disa kandidatura të ardhura nga Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, me tre të pesta e parlamentit”, ndërkohë që sugjeron si variant alternativ edhe “zgjedhjen e tyre, për herë të parë, me dy të tretat”.

Përsa i përket masave të parashikuara për procesin e  kontrollit dhe verifikimit të figures, të cilit do të duhet t’i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët, Komisioni e konsideron “jo vetëm të justifikuar por edhe të nevojshëm” në situatën në të cilin ndodhet gjyqësori shqiptar

Komisioni vlerëson pozitivisht variantin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, i cili sipas tij, është gjerësisht koherent dhe në përshtatje me standartet europiane./VOA

Next Post

Kriza e emigrantëve, Bushati: Nuk hapim dhe as nuk mbyllim kufijtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In