• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Trump

by Edison Ypi
09/03/2026 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi 

Rrofsh Zoti Trump. E marrçë Çmimin Nobel për Paqe sa më shpejt. I kënaqe shqiptarët me haberin e mirë për Kubën, të cilën pas pak do e sjellësh në Udhën e Perëndisë. U hoqe mallin shqiptarëve për atë që, jo unë, por ata, e pritën dhjetëra vite me ankth, por nuk ndodhi: zbarkimin me aeroplana për t’ua hequr zgjedhën nga qafa, këtë herë, jo neve por kubanëve, me mirëkuptim, pa bomba dhe aeroplana.
Merre Zoti Trump kufomën Kubë, laje, krihe, vishe, mbathe, ushqeje, bëji analiza, gjeja sëmundjet që ia shkaktoi diktatura e egër që nuk e meritonte.
Por, Zoti Trump, që Kuba të mos thërrmohet ndër duar si një mumje e sapo nxjerrë nga sarkofagu, duhet të kesh kujdes disa gjëra.
Me Kubën sot, si dhe me Shqipërinë një herë e një kohë po t’i kishit hyrë më këmbë atij deti, nuk do shërosh një të sëmurë, do ngjallësh një të vdekur.
Me t’u hapur kufiri i Kubës, nja dy a tre milionë “Tony Montana”, nga ata Njerëzit e Rinj të mbrujtur me mësimet e Partisë dhe largpamësinë e Liderit, mizëria e tyre e uritur dhe e etur, s’do jetë çudi me kalimin e kohës ta katandisin Amerikën si piranjat që balenës duke i lënë vetëm karkasën.
Nga të parat thagma që do bëjnë Tony Montanat, do u blejnë fukarenjve andej nga Fieri ose Puka e Kubës bijat dhe mbesat njomcake me çmim më të ulët se i një lope dhe do e mbushin Amerikën me kurva nga më të shijshmet, kurva kubane.
Pastaj do i futen trafikut të klandestinëve për ta qelbur Amerikën me kuçin, maçin, çiçin, piçin, kiçin dhe krejt morracakët e botës.
Bashkë me kurvat dhe klandestinët do nisin kultivimin e hashashit, dhe plot të zeza të tjera që s’i rrok mendja.
Të sajojnë skema mashtruese financiare është më se e mundshme. Një shqiptare ezmere e këtyre marifeteve kriminale si kubaneze dukej.
Kujdes duhet të kesh gjithashtu me nomenklaturistët, persekutorët, spiunët që do i kesh peshqesh nga Fideli i ngordhur, të cilit, kur t’i bëjnë të ditur çfarë po ndodh në Kubën e tij të dashur, do i rrotullohet në varr e do ngrihet lugat.
Mbrojtja e Kubës nga komunistët antikomunistë është një sfidë më vete që do duhet ta përballosh me dorë të hekurt, Zoti Trump. S’ka më të qelbët dhe më të rrezikshëm se ata pisa që do përdorin të gjitha dredhitë komuniste makiavelike për t’i bërë leckë amerikanët e akredituar në Havana, njësoj si ata të akredituar në Tiranë. Ata fëlliqësira fillimisht do bëjnë sikur do u hapin rrugë të përndjekurve nga moralisti Fidel që flinte çdo natë me një femër tjetër. Pastaj do marrin në dorë të gjitha frerët. Do pasurohen me shpejtësi duke vjedhur me buldozer. Aq shumë do vjedhin komunistët antikomunistë kubanë, o Zoti Trump, sa nuk e merr dot me mend as Ti që je nona dhe baba i Lekut.
Pasi të vjedhin në pak kohë aq sa të sigurojnë jetët e bollshme për dhjetë brezat e ardhshëm të tribusë kanibaleske që i përkasin, do bëjnë atë që asnjë ekonomisti, filozofi dhe as vetë Djallit s’i ka shkuar mendja se ka nën diell një popull aq budalla sa t’u nënshtrohet ca legenave që për ta mbajtur përgjithmonë pushtetin do përdorin paret e vjedhura.
Të burgosurit liroi, por burgjet mos i mbyll. Le të rrinë se s’i dihet. S’duan as bukë as ujë.
Bëj kujdes me dosjet. Rregulli numër 1 që Sigurimi shqiptar nuk e tradhtoi kurrë ishte gjithmonë dhe për gjithçka të gënjente. Duke shpërndarë certifikata virgjërie spiunllëku bazuar në letra që Sigurimi vetë i shpikte, vetë i shkruante, vetë i vuloste, Autoriteti i Dosjeve që do duhej të bënte transparencë po shton errësirën, kaosin, është bërë dorë e zgjatur e Sigurimit dhe po shkakton të tjera viktima.
Për të mos e përsëritur këtë krim në Kubë, Sigurimin kuban që ka bërë pak a shumë të njëjtat djallëzira si Sigurimi shqiptar s’ke ku e gjen që ta vrasësh si, për shembull, Ajatollahun e Iranit. Është fshehur thellë në zemrat e popujve heroikë shqiptarë, kubanezë, rusë, kinezë etj. Por të paktën, pas dosjeve shqiptare që po i merr lumi, të pastrohen dosjet kubane nga rrenat. Se spiunat po na dalin zotërinj dhe zotërinjtë spiunë, pikërisht çka deshi dhe ia arriti Sigurimi shqiptar sot përmes Autoritetit të Dosjeve, i cili, me dëshmitë e virgjërisë që po u jep spiunëve, është bërë dorë e zgjatur e Sigurimit.
Kadarea ynë diktatorin e tij e takoi 1 herë, jo me iniciativën e vet, por kur diktatori paranojak e thirri. S’mbeti rrugaç e dobiç pa thënë se gjeniut tonë nuk duhet t’i jepet Nobel-i se ka takuar diktatorin.
Markesi, shkrimtar pakrahasimisht më i vogël se Kadare, vajti e takoi Fidelin me qejfin më të madh mbi 100 herë, dhe askush në botë s’bëri gëk.
Prandaj, Zoti Trump, po them, me Markesin, Lorkën, Zhan Pol Sartërin, e të tjerë mos u merr. Lëri në budallallëkun e vet.
Meqë ke përveshur llërët për Kubën, e mira do ishte të mësosh të vallëzosh pak salsa ose ça-ça-ça. Mos e nënvlerëso. Përvoja shqiptare ka dëshmuar se pa hedhur si duhet vallen e Napoleonit, asnjë i huaj në Shqipëri nuk ka pasur sukses, nuk ka bërë prokopi.
Vajti Amerika në Lindjen e Mesme, çoi lirinë dhe rastësisht gjeti naftë.
Në Ukrainë i doli përpara Ariu i Bardhë.
Amerika u ngut Kosovën ta çlirojë. “Çlirimtarët” u ngutën ta vjedhin. S’ka problem se Amerika shpenzoi 1 miliard dollarë në ditë për t’ia hequr Serbisë nga kthetrat e përgjakura Kosovën. Rëndësi ka të majmen me hajdutllëk marksist-leninistët e bodrumeve të Zvicrës dhe Gjermanisë brumosur me idetë e Xhaxhit duke zbatuar udhëzimet e Sigurimit.
Në Shqipëri Amerika u prit nga budallenj të përndjekur që të vetmin problem që kanë është t’i gjejnë punë në shtet grave të njëri-tjetrit, dhe nga komunistë që ndërtuan vila e hapën biznese me paret e Sorosit.
T’i thashë këto, Zoti Trump, që kur t’i dhurosh Kubës dhe kubanëve Lirinë, mos të falënderojnë me kallamin e sheqerit.

Next Post
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Comments 1

  1. Liguana says:
    8 months ago

    Kallam sheqeri thua zotrote.
    Mirë e ke.
    Por neve që na ra për hise, çuni Shiqeres dhe ka 40 vjet e nuk na shqitet, njesoj si muti pas këpuce ?
    Si i bëhet ?
    Shyqyr që kafen e pijmë pa sheqer, kështu që kallamin t’ja lëmë çunit të Shiqeres ta fusë në bythë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In