• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i rregullt ligjor, stoku i dosjeve nëpër gjykata, mosekzekutimi i vendimeve dhe afatet e tejzgjatura, çfarë propozojnë ekspertët e Komisionit të Posaçëm “Antikorrupsion”

by S T
12/11/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të tryezave publike të drejtuara nga ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, sot është diskutuar për procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut. Të pranishëm ishin përfaqësues universiteteve publike e jopublike, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura, ekzekutivit, agjencitë ligjzbatuese, anëtarë të komisionit të posaçëm, medias, si dhe ekspertë dhe përfaqësues ndërkombëtarë të atashuar pranë komisionit nga: Delegacioni i BE-së, Prezenca e OSBE-së, Ambasada franceze, Ambasada suedeze, OPDAT, EU project, etj. Znj. Ina Xhepa, drejtoresha e Qendrës Europiane bëri një prezantim të gjetjeve të grupit të ekspertëve lidhur me sfidat dhe problematikat që hasen në mbrojtjen, respektimin dhe mekanizmat garantues të së drejtës për një proces të rregullt ligjor të qytetarëve.

Harta Gjyqësore

Harta e re gjyqësore thonë ekspertët, ka krijuar sfida të mëdha për garantimin e procesit të rregullt, pasi duhet të sigurohet që ulja e numrit të gjykatave të mos pengojë qasjen e qytetarëve në drejtësi, ndërkohë që mungon edhe një plan i detajuar i shmangies së risqeve të ardhura nga zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Afatet e tejzgjatura

Problem tjetër madhor theksojnë ekspertët është përfundimi i procesit brenda një afati të arsyeshëm. Ata vlerësojnë se cilësia dhe efektiviteti i drejtësisë vendoset në pikëpyetje për sa kohë kohëzgjatja e proceseve për një numër të madh çështjesh mbetet tepër e lartë. Për të pasur një proces të rregullt ligjor, ekspertët kërkojnë ndërhyrje të rëndësishme në disa fusha kyçe si shtimi i numrit të prokurorëve e gjyqtarëve dhe plotësimi sa më shpejtë i vendeve vakante. Një sugjerim i propozuar ishte rritja e mbështetjes financiare dhe burimeve shtesë për të përballuar ngarkesën, riaktivizimit efektiv të skemës së delegimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që të mund të mbulohen vakancat në Apel pa vonesa të panevojshme.

Vakancat në sistemin e drejtësisë

Po kështu sipas tyre numri i lartë i vendeve vakante në sistemin gjyqësor ka sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë, mbingarkesën e gjykatave dhe shkeljen e të drejtës për të përfunduar procesin brenda një afati të arsyeshëm, por edhe pamundësi shpërndarje të shortit për gjykimin e çështjeve.
Sipas gjetjeve të ekspertëve mbeten problem afatet e arsyetimit të vendimit për masat e sigurimit. Mungesa e sistemeve të përshtatshme që shërbejnë për menaxhimin e çështjeve gjyqësore krijon një vështirësi të shtuar në funksionimin e gjykatave. Ekspertët gjykojnë si zgjidhje përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit për menaxhimin e rasteve, komunikimin e aktorëve të sistemit dhe publikimin e vendimeve.

Mosekzekutimi i vendimeve të gjykatave

Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, përfshi edhe ato të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, mbetet ende një problem sistemik. Me shqetësim shihet gjithashtu ndihma juridike falas, për të cilën duhet një qasje më e ndjeshme ndaj gjinive, në lidhje me viktimat, veçanërisht në kontekstin e çështjeve që përfshijnë dhunën në familje dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Nga ana tjetër, ekspertët sugjeruan rishikim të kuadrit ligjor në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore për të identifikuar boshllëqet dhe paqartësitë që pengojnë ekzekutimin e drejtë dhe në kohë; krijimin e një sistemi efikas për mbështetjen me burime njetëzore dhe monitorimin e shërbimit përmbarimor shtetëror dhe privat dhe mbikëqyrjen e procesit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore; krijimi i një platforme online ku qytetarët dhe palët e tjera të interesuara mund të ndjekin ecurinë e vendimeve, çka do të ndihmonte në përmirësimin e transparencës dhe rritjen e besimit publik në sistemin e drejtësisë; krijimi i një mekanizmi të dedikuar për monitorimin dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, etj.

Gjetje të tjera

Elemente të tjera të konstatuara nga ekspertët janë mungesa e prodhimit të statistikave gjyqësore si dhe trajtimi i masave të paraburgimit paraprak dhe respektimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, një parim thelbësor i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ). Një tjetër sfidë e diskutuar në tryezë ishte zbatimi efektiv i së drejtës për proces të rregullt dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Sipas ekspertëve faktorë të tjetë që rëndojnë procesin janë mungesa e burimeve të mjaftueshme për përmbaruesit, boshllëqet ligjore dhe problemet procedurale që krijojnë konfuzion në zbatim.
Në diskutimet e bëra nga pjesëmarrësit ndër të tjera u tha se duhet të ndryshojë edhe shpërblimi për burgim të padrejtë, i cili vazhdon të qëndrojë i pandryshuar prej vitesh. Kjo masë nuk reflekton ndryshimet financiare, as normën e inflacionit dhe mbetet shumë e ulët me normën e aplikueshme në vendet e tjera, tha ajo. Sa i përket hartës së re gjyqësore u tha se është rritur distanca me zonat rurale për të aksesuar gjykatat edhe për shkak të pamundësisë së pagesës së taksës gjyqësore në distancë, pa qenë nevoja të paraqiten vetë fizikisht.

Edukimi ligjor

Në pjesën e dytë të takimit në të cilën u diskutua edukimi ligjor i publikut, prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së ekspertëve u bë nga Prof. Asoc. Dr Znj. Nadia Rusi, pegadoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, e cila u bëri një përmbledhje të gjetjeve mbi nivelin e masave dhe sfidave që pengojnë arritjen e objektivave të plota të edukimit ligjor, i cili mundëson një presion pozitiv nga ana e qytetarëve, në lidhje me zbatimin në praktikë të të drejtave kushtetuese e ligjore të tyre nga ana e institucioneve publike, çka ndikon në rritjen e llogaridhënies dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ekspertët konstatojnë se pavarësisht miratimit nga Kuvendi të Strategjisë për Edukimin Ligjor të Publikut 2019-2023, më shumë se 40 % të masave të Planit të Veprimit të kësaj strategjie nuk ishin zbatuar në përfundim të periudhës së mbuluar nga ky dokument strategjik. Ndër sfidat kryesore që kanë nevojë për adresim, ekspertët kanë konstatuar: mungesën e koordinimit dhe institucionalizimit; mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore; mospasjen e një kornize ligjore të përcaktuar qartë mbi detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre; mungesa e informacionit të qartë dhe të thjeshtë për qytetarët; mungesa e ndërgjegjësimit publik për edukimin ligjor; pabarazia në qasje, pasi edukimi ligjor shpesh është i përqëndruar në zonat urbane; barriera gjuhësore dhe kulturore për grupet vulnerabil; kufizimet e infrastrukturës digjitale dhe teknologjike; fragmentimi i programeve dhe projekteve të edukimit ligjor, etj
Një çështje mjaft e rëndësishme, e cila duhet të adresohet për të përmirësuar situatën e edukimit ligjor është dhe ndërgjegjësimi për t`ju qasur këtij edukimi/informacioni. Krijimi i infrastrukturës së përshtatshme, e cila shmang barrierat gjeografike dhe gjuhësore, veçanërisht për grupet vulnerabël, do e bëj edukimin ligjor një fenomen të prekshëm në praktikë dhe jo vetëm objektiv strategjik i pazbatuar.
Në përfundim të diskutimeve, anëtari i komisionit të posaçëm, z.Toni Gogu, vlerësoi rëndësinë e diskutimit mbi procesin e rregullt ligjor dhe edukimin ligjor të publikut, si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të themeleve demokratike të shoqërisë dhe nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të qasjes në sistemin e drejtësisë të shtresave vulnerabël. Përmbledhjet ekzekutive të ekspertëve për draft Dokumentin Analitik janë të publikuara në faqen web të Komisionit të Posaçë./
masl.al.

Next Post
Pse PD ka frikë nga fjala e Ilir Beqajt?!

Pse PD ka frikë nga fjala e Ilir Beqajt?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 7.4 në Meksikë, momenti kur ndërtesat ‘shkunden’ nga vendi, banorët në panik (VIDEO)

July 17, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

July 17, 2026
Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

Mbrojtje ligjore për artizanët dhe markat shqiptare, kalon në Komisionin e Ligjeve paketa e re e Pronësisë Industriale

July 17, 2026
Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

Integrimi në BE/ Komisioni i Ekonomisë miraton paketën me 5 projektligje për bizneset; nisin ndryshimet edhe për pronësinë intelektuale

July 17, 2026
Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

Adoptimi i euros në Shqipëri, eksperti i ekonomisë: Procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
Civici: Paketa e tretë duhet përcaktuar qartë, për ta rikthyer biznesin aty ku ishte, apo…

Adoptimi i euros në Shqipëri, procesi që kërkon reforma, stabilitet ekonomik dhe kohë

July 17, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“E shohim edhe në Shqipëri”, Meçe: Rusia po shfrytëzon hallkën më të dobët të Perëndimit

July 17, 2026
Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

July 17, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Fituam gjë me mbylljen e tre kapitujve të parë të integrimit?

July 17, 2026
Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In