• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i rindërtimit në Tiranë, Mazniku: Shkolla “Murat Toptani” ndërtohet nga e para me mjedise më moderne

by Ardit Rada
25/09/2020 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka nisur zyrtarisht programin e rindërtimit të objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit, një pjesë e të cilave do të financohen nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ishin në shkollën “Murat Toptani” në zonën e Selitës, e cila do të rindërtohet shumë herë më e madhe dhe me kushte më të mira se e para. Nënkryetari Mazniku tha se shkolla e re, që do u shërbejë 360 nxënësve, do të ketë kapacitete të shtuara, mjedise moderne me standarde bashkëkohore, 4 laboratorë, palestrën, hapësirë të dedikuar për parashkollorin dhe kushte shumë herë më të mira se më parë, sikurse secila nga 143 shkollat që do të rindërtohen nga e para.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt do të nisë puna edhe për pallatet e reja. “Me fillimin e prishjes së kësaj shkolle dhe shkollave të tjera të lotit të parë në Tiranë, kemi filluar edhe fazën e parë dhe të dytë njëherësh të ndërtimit të shkollave në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës është njësia zbatuese, ashtu siç është edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit jashtë zonës së Bashkisë, njësia zbatuese për shkollat, për ndërtesat individuale, si edhe për pallatet që do t’i zbulojmë shumë shpejt”, tha Ahmetaj.

Ministri bëri të ditur se si për shkollën “Murat Toptani”, do të nisë dhe zbatimi i projektit për shkollën e re të Pezës, me mbështetjen e qeverisë sllovake. “Shkolla “Murat Toptani” është një nga 143 shkollat që do të ndërtohen me procesin e rindërtimit. Në total, ndërtohet me financim të buxhetit të shtetit, por brenda Bashkisë Tiranë ne kemi një sërë shkollash që do të ndërtohen me donator, ku këtë javë kaluam në Këshill të Ministrave marrëveshjen me qeverinë Sllovake për shkollën e Pezës, që ishte një nga pretendimet e opozitës se askush s’po mendonte për atë shkollë. Qytetarët mund ta verifikojnë fare kollaj vendimin e qeverisë, ku është e përfshirë edhe marrëveshja. Unë do të nënshkruaj javës që vjen marrëveshjen me përfaqësuesit e qeverisë Sllovake. E njëjta gjë ndodhi edhe me qeverinë Sllovene, dhe me qeverinë Gjermane, që kanë marrë përsipër të ndërtojnë 3 shkolla”, nënvizoi Ahmetaj.

Paralelisht me rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, Bashkia e Tiranës po vijon punën dhe për ndërtimin e 17 shkollave të reja, duke krijuar një standard të ri të institucioneve arsimore.

Next Post
Nga Dukati në Palasë për 10 minuta, ja kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë

Nga Dukati në Palasë për 10 minuta, ja kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In