• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Dukati në Palasë për 10 minuta, ja kur nis ndërtimi i tunelit të Llogarasë

by Ardit Rada
25/09/2020 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i tunelit të Llogorasë do të fillojë punë në muajt e parë të 2021. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. “Për tunelin është bërë gara e projekteve dhe ne jemi shpresëplotë që në pjesën e parë të 2021 ne do fillojmë ndërtimin e tunelit të Llogorasë.

Së shpejti do fillojmë projektin matanë Radhimës ku zbret bypass-i i Vlorës që po ecën me ritme të larta, ku u hoqën shpronësimet, me një projekt mizerje që u bë nga e para dhe ku do të hapet rruga që lidh këtë pjesë me atë që do të jetë tuneli i Llogorasë”, – theksoi Rama.

Ne, vijoi Rama, do bëjmë Vlorën një nga qytetet e bukur të Mesdheut, se e Shqipërisë është, ku të ketë një sezon më të gjatë, shërbime më shumë, atraksione më shumë dhe patjetër të ketë para më shumë. Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se “ne do të vijojmë punën me projektet e Vlorës, na duhet të bëjmë paralelisht këto ndërhyrje të mëdha urbane, të cilat sjellin ekonomi, punësim, jo thjesht zbukurim”. “Kemi bërë një llogari përpara ca kohësh për impaktin ekonomik të Lungomares është i pabesueshëm, përveç atij social në jetën e qytetit për shkak të asaj vepre. Të gjitha këto vepra që bëjmë ne në qytete nuk janë zbukurime, as ndërhyrje që lehtësojnë qarkullimin, shëtitjen, shikimin, janë ekonomi, sjellin më shumë të ardhura”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “punët e bëra nga ne nuk kanë krahasim, nuk janë pa të meta, por nuk kanë asnjë krahasim. Ne i vëmë shumë rëndësi projekteve dhe standardeve të tyre. Edhe projekti i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë edhe ai i aeroportit të Vlorës dhe projektet që do bëjmë për Vlorën e gjithë Shqipërinë janë me standarde ndërkombëtare në çdo aspekt”. Tuneli i Llogorasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.

/e.rr

Next Post
Gjykata lë në burg përdhunuesin e vajzës, publikohet foto dhe emri i babait monstër

Tenton të përdhunojë nënën e ish-të dashurës/ Gruaja rrëfen mes lotësh ankthin që përjetoi nga shqiptari: U detyrova të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In