• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi është kriza, jo hijenat e krizës

by Mero Baze
10/03/2022 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protestat për rritjen e çmimeve të naftës dhe artikujve të tjerë, për shkak të krizës së luftës, janë diçka që pritej. Po ashtu nuk është ndonjë gjë që duhet të na irritojë, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë organizatorë të tyre. Do të ishte marrëzi të mos e bënin.

Madje duhet lavdëruar kujdesi i tyre, që këto protesta t’i drejtojnë jo vetëm kundër Ramës, por dhe kundër Bashës, të cilin e quajnë po aq fajtor për ritjen e çmimit të naftës, vetëm se nuk u lëshon vulën e PD. Kjo  tregon që ata janë në krye të punëve.  Kjo është e vetmja mënyrë që ata të ndjehen gjallë.

Por ne nuk kemi pse shqetësohemi më shumë për protagonizmin e tyre, se sa për krizën. Kriza e cila po vjen nga lufta në Ukrainë, do prodhojë doemos politikë, me kostot e saj, por dhe modelet e saj. Përeveç Berishës e Metës, që jetojnë me kriza, kjo luftë nuk po frymëzon vetëm protesta, por dhe modele “heronjsh”, që projektojnë tek vetja karrierën brilante të ish- humoristit Zelensky.

Dhe kjo është e pritshme.

Probelmi është se në këtë krizë ka shumë gjëra që priten, por që nuk parashikohen dot. Pavarësisht se çdo bëjë Qeveria, pavarësisht se Edi Rama mund të dalë çdo ditë në Bordin e importuesve të naftës u t’u caktojë normën minimale të fitimit, qoftë dhe 1 për qind, rritja e çmimit të naftës mund të mos ulet.

Në këto kushte, Qeveria mund të bëjë atë që ka në dorë Qeveria. Një rekomandim i imi ndoshta amator është që Qeveria të llogarisë sa janë të ardhurat e saj të planifikuara në buxhet nga taksa mbi naftën për këtë periudhë me çmimin e vjetër, dhe meqë çmimi po rritet, ajo të heqë dorë nga të ardhurat shtesë që përfiton nga rritja e çmimit. Pra të heqë dorë nga të ardhura që nuk i kishte planifikuar.

Nuk është se shpëton ndonjë gjë të madhe, por bën atë që ka në dorë, për të mos prekur xhepat e qytetarëve dhe ekonominë. Duke i bashkuar dhe transparencën ditore të çmimit të bursës dhe normës së kontrolluar të fitmit për shitësit e karburanteve, ajo së paku krijon besim në përfshirjen e saj në këtë betejë, që nuk i dihet realisht fundi.

Në vitin 2008, kur kjo krizë ndodhi për shkak të krizës në SHBA, dhe kur nafta në bursë kapi çmim më të lartë se sa sot, në Shqipëri ajo shkoi tek 200 lekë të reja për liter, që në atë kohë nuk ishte pak, nuk u mor asnjë masë. Për fat kriza kaloi shpejt, pasi nuk ishte luftë që nuk i dihej fundi, por krizë financiare, që u menaxhua shpejt.

Tani e vetmja gjë që presim si ngjarje të sigurta, janë protestat për shtrenjtimin e kostos së jetës nga lufta që na ka rënë për pjesë. Kohën dhe kostot me të cilat mbyllet nuk i dimë akoma.

Dhe deri atëhere do negociojmë gjithçka me Qeverinë dhe njëri- tjetrin, do përpiqemi të gjejmë naftë më të lirë, energji më të lirë, grurë më të lirë, dhe në shkoftë kriza keq, do fillojmë të lutemi për pak naftë, për pak drita e pak grurë, siç ndodh në çdo luftë.

Kjo nuk është një luftë e nisur nga Shqipëria dhe as nuk është në dorë të saj. Qeveria nuk ka nevojë të kthehet në “bebisiter” duke i qortuar njerëzit pse ankohen. As ka nevojë të ketë në krye të punëve zyrtarë që u vjen për të qeshur se njerëzit nuk e kuptojnë pse rriten çmimet. Është mirë të jenë zyrtarë të përulur dhe fjalëpakë para hallit të të gjithëve.

Gjëja e fundit që duhet të ketë problem janë protestat.

Protestat vlejnë për të na treguar se kriza ka nisur dhe bashkë me të, dhe hijenat e krizave duan të ushqehen. Ca duan pushtet prej tyre, ca duan protagonizëm, por miliona qytetarë duan siguri nga Qeveria, se nuk do braktisen. Ata duhen dëgjuar. Të tjerët janë thjesht për t’u shikuar. Se dhe për atë kanë dalur.

Next Post

Ishte humbje e Bashës, jo e amerikanëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

June 30, 2026
Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo  për opozitën, por për qytetarët

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

June 30, 2026
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Besimi te drejtësia nis kur magjistrati kupton se edhe pushteti i tij ka kufij

June 30, 2026
PS fitoi Vorën, Spiropali: KQZ të shpallë rezultatin

Spiropali: Jam duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, por do vijoj të jem pjesë e PS

June 30, 2026
LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

June 30, 2026

Një produkt politik që mund të prodhojë protesta

June 30, 2026
Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

June 30, 2026
Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

Katër muaj në detyrë, Hoxha bën bilancin: Sot emri i Shqipërisë lidhet gjithnjë e më shumë me suksesin dhe zhvillimin

June 30, 2026
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

June 30, 2026
Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In