• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Problemet dypalëshe”, pritet takim Kotzias-Bushati

by Java News
30/10/2017 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë një konference për shtyp në Athinë tha se ai së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati do të takohen do të takohen muajin e ardhshëm në Kretë në përpjekje për të finalizuar zgjidhen e sa më shumë problemeve dypalëshe.

“Pesëmbëdhjetëditëshin e parë të nëntorit do të kemi një takim me udhëheqjen e ministrisë së jashtme të Shqipërisë, me ekspertë dhe specialistë. Qëllimi ynë është të diskutojmë gjithë çështjet evidente që burojnë qoftë nga historia, apo për çështje të sotme, që kanë rezultuar. Kemi vullnetin që t’i zgjidhim problemet, pse nuk duam që t’i gjejmë përpara gjatë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kam shpjeguar që nëse këto probleme nuk zgjidhen, në negociata do të ketë vështirësi”, deklaroi Kotzias, duke shtuar se “zgjidhja diku është e lehtë, diku e vështirë. Diku mund të bëhet menjëherë, diku kërkon kohë. Prandaj dhe kemi rënë dakord që zgjidhja e tyre të jetë një paketë e vetme. Domethënë mund të biem dakord që këtu kemi gjetur një zgjidhje iks, një zgjidhje ypsilon”.

Ministri Kotzias tha se funksionon një grup koordinimi që drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme për palën greke dhe nga zëvendësministri i jashtëm për palën shqiptare. “Në këtë grup diskutohen problemet më të vështira, punojnë të gjithë bashkë që të përpiqemi të zgjihim pojesën më të madhe të problemeve. Po të zgjidhen, do të mund të kemi dhe takime të llojeve të tjera. Ne duam që të zgjidhen problemet”.

Në konferencën për shtyp, ministri i jashtëm grek u pyet nga Tribuna nëse ishte koha e përshtatshme për takimin e Kretës, pas tensionimit të ri të raporteve shqiptaro-greke, shkaktuar nga deklarata Athinës, që ndërlidhte zhvillimet në çështjen “Tahiri” me zhvillimet në Himarë, si dhe përgjigjen e Tiranës, që akuzonte palën greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kotzias sqaron akuzat për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Në përgjige të pyetjes së Tribunës, ministri i jashtëm grek tha se në deklaratën e Athinës kishte një pikë që “pala shqiptare fillimisht nuk i kushtoi vëmendje”. Në deklaratë thuhej që “shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, lidhur me hamendësimet se shembja e banesave në Himarë bëhej për të larguar vëmendjen e opinionit nga çështja “Tahiri”.

“Unë mendoj se ishte gjë shumë e mençur që predispozicioni për t’u “shembur” banesat në Himarë –le ta quaj kështu në mënyrën më xhentile- nuk u materializua. Besoj se është një vendim i mençur i palës shqiptare që i ndihmon negociatat”, u shpreh ministri i jashtëm grek.

Kotzias u ndal bukur gjatë në shpjegimin e qëndrimit grek ndaj ligjit për pakicat që u miratua më herët këtë muaj nga Parlamenti shqiptar.

“Ligji i ri për minoritetet në Shqipëri do të gjykohet nga Europa. Si një vend anëtar i BE-së kemi mendimin tonë dhe e shprehim në Bashkimin Europian. Ligji dha një sërë të drejtash, jo vetëm një minoriteti siç njihej nga e drejta ndërkombëtare që nga 1921-shi, por u dha 9 minoriteteve – qofshin ato etnike, qofshin gjuhësore.

Ai është një ligj i mirë. Prandaj dhe ne thamë që është një hap përpara. Cila është dobësia e ligjit dhe për ne është një hap mbrapa sa i përket minoritetit të madh? Se vazhdon të mbajë zonat minoritare. Do të më thotë një politikan shqiptar “Po cilat zona? Ne themi se minoritetet ekzistojnë kudo në Shqipëri”. Po, mirëpo ligji bën një gjë: U referohet minoriteteve mbi bazën e përcaktimit të regjistrit të gjendes civile.

Mirëpo gjendjet civile, p.sh. në Himarë, nuk lejonin që të shkruhej minoriteti grek. Domethënë, ndërsa ligji i ri është liberal dhe i mirë, pikënisja e tij që janë regjistrat e gjendjes civile, e përsërit problemin që kishte minoriteti grek në kohën e Enver Hoxhës”.

“Ky është problemi që themi ne. Që bëtë një ligj të mirë, mirëpo në vend që qytetarët të vetëpërcaktohen -domethënë të jetë dikush turk, grek, shqiptar, çfarë të dojë- ligji parashikon përcaktimin mbi bazën e gjendjes civile. Mirëpo kjo ishte caktuar nga Hoxha, i cili e kishte ndaluar regjistrimin jashtë kufijve të zonës. Kjo është çështja dhe konsiderojmë se është e padrejtë”.

Gjithsesi, ministri i jashtëm grek tha se ai nuk është “tifoz i asaj që ushqen inatin e momentit dhe këtë e bëj një fenoment konfliktual konstant në marrëdhëniet midis shteteve”./a.m.

Next Post
“Parlament i defaktorizuar, nuk mund të bëjë gjyqin tim”, deklarata e fortë e Tahirit

"Parlament i defaktorizuar, nuk mund të bëjë gjyqin tim", deklarata e fortë e Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

48 liderë europianë mblidhen në Armeni, Rama në panelin kryesor të Samitit në Yerevan

May 4, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

May 4, 2026
Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

Aksidenti/ Policia flet zyrtarisht, Radaçi ishte ndëshkuar për herë të fundit para 4 vitesh, tre akuza penale

May 4, 2026
Kërkoi t’i hiqej gjoba prej 100 mijë lekësh/ KAS rrëzon kërkesën e kryebashkiakes së Durrësit

“Ditë zie për Durrësin”, Sako: Si nënë ndaj dhimbjen e jashtëzakonshme me familjarët. Duhet reflektim i thellë

May 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut

May 4, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

“Project Freedom”, nis sot operacioni i SHBA për të nxjerrë anijet e bllokuara nga Hormuzi

May 4, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin

May 4, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Salianji akuza Berishës: Është i lidhur me grupe kriminale! Shet edhe shpirtin për lekë, leje ndërtimi e koncesione

May 4, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In