• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presioni i SHBA/ Vuçiç për ‘FT’: Ushtria serbe s’do hyjë në Kosovë, ne do tërheqim forcat tona nga ajo zonë! Serbia s’do luftë

by Java News
30/09/2023 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thotë se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake të vendit të tij që të kalojnë kufirin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për një rritje “të paprecedentë” nga Beogradi.

Në një deklaratë të lëshuar për Financial Times të shtunën, Aleksandar Vuçiç tha se ai do të tërhiqte forcat e Serbisë në zonë, sepse një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin?” ka thënë Vuçiç. “Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”.

Të premten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të kishin vënë re një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë ato forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby, duke shtuar se Vuçiç dhe Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, kishin folur për mënyrat për të qetësuar situatën.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet janë rritur ditët e fundit pas një përleshjeje të dhunshme pranë manastirit të Banjskës në veriun me shumicë serbe të Kosovës, duke lënë të paktën katër persona të vdekur, duke përfshirë një polic të Kosovës.

Kirby tha se sulmi ishte “i mirë-koordinuar dhe i planifikuar”, duke shtuar se madhësia e një depoje armësh të gjetur më pas kërcënonte sigurinë e zyrtarëve të Kosovës dhe personelit ndërkombëtar, duke përfshirë trupat e NATO-s. Vuçiç tha për Finanacial Times se paralajmërimet e Uashingtonit ishin joproporcionale pasi numri i forcave serbe në terren po zvogëlohej.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 ushtarë pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000,” tha ai. “Dërgimi i trupave të Serbisë në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër…

Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën. BE ka thënë se nuk do të pranojë Serbinë apo Kosovën në bllok derisa të normalizojnë marrëdhëniet.’- tha Vuçiç./m.j

Next Post
Presidenca e dytë në OKB u përmbyll sot nga Shqipëria, ministri Hasani: Krenarë që kemi drejtuar KS në një periudhë kaq kritike

Presidenca e dytë në OKB u përmbyll sot nga Shqipëria, ministri Hasani: Krenarë që kemi drejtuar KS në një periudhë kaq kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Në kërkim për vrasjen e para 20 viteve në Tiranë, prangoset në Athinë 48-vjeçari

August 14, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha flet për ‘shtator të zjarrtë’, zyrtari i PD: Politika kërkon moral…

August 14, 2026
“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com