• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më pak se 2 euro ora, punëtorët indianë u shfrytëzuan për ndërtimin e Konsullatës Amerikane në Milano

by A R
29/05/2026 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrë nga La Repubblica

Punëtorë të mbajtur në kushte shfrytëzimi dhe në gjendje nevoje, të detyruar të punojnë nën shkelje të përsëritura të rregullave për orarin e punës, pushimet dhe pagat. Ata ishin rekrutuar nga kompania amerikane Caddell Construction përmes kompanisë Dynamic House me seli në New Delhi, dhe ishin sjellë në Milano për ndërtimin e Konsullatës Amerikane.

Me akuzat për shfrytëzim pune dhe ndërmjetësim të paligjshëm, prokurorët Paolo Storari dhe Mauro Clerici kanë vendosur masën e administrimit gjyqësor për kompaninë Caddell, sipas një dekreti të siguruar nga La Repubblica.

“Do t’ju kthejmë në Indi”

Punëtorët paguheshin me më pak se 2 euro në orë. Sipas prokurorisë së Milanos, ekzistonte edhe kërcënimi me pushim nga puna dhe ‘rikthim në Indi’ në rast se nuk pranonin kushtet e shfrytëzimit.

Hetimet po koordinohen nga Karabinierët e njësisë për mbrojtjen e punës.

Nën hetim është edhe Ulas Demir, si dhe vetë kompania, për një “politikë biznesi që pranon shfrytëzimin e punëtorëve”.

“Mekanizëm kriminal, punëtorët paguajnë ryshfet për të punuar”

Nga dëshmitë e punëtorëve të angazhuar në kantierin e Milanos për ndërtimin e konsullatës së re amerikane, sipas prokurorëve, del qartë “një mekanizëm kriminal i përsëritur që nis shumë përpara mbërritjes në kantier”. Fillimisht bëhej rekrutimi në Indi nga “ndërmjetës pa skrupuj”, të cilët premtonin paga dinjitoze. Për t’u nisur drejt Italisë, punëtorëve u kërkohej të paguanin 5 mijë euro për vizën dhe sigurimin e vendit të punës. Prokurorët e cilësojnë këtë si një “pizzo”, pra një lloj zhvatjeje mafioze. Për ta paguar, “punëtorët dhe familjet e tyre futeshin në borxhe të rënda”.

“Turne rraskapitëse, situatë skllavërië”

Sapo mbërrinin në Itali, punëtorët kuptonin se premtimet ishin të rreme.

“Përgjegjësi i kantierit mbante një pjesë të madhe të pagës, që ishte tashmë minimale, me justifikimin e strehimit dhe ushqimit, duke i kërcënuar me pushim nga puna”.

Turne të gjata, mungesë sigurie, kërcënime të vazhdueshme dhe frikë nga kthimi në Indi, prokurorët e përshkruajnë situatën si “para-skllavërisë”.

Punimet për Konsullatën

Projekti i konsullatës së re amerikane, në zonën e ish-Tiro a Segno në Piazzale Accursio, është një investim prej 200 milionë dollarësh.

Gjatë kulmit të punimeve janë angazhuar 450 deri në 500 punëtorë, me një investim direkt në ekonominë lokale prej rreth 65 milionë dollarësh. Punimet, të planifikuara fillimisht të përfundonin në vitin 2025, janë shtyrë deri në vitin 2028. Vetëm gjatë vitit 2025 janë punësuar nga 311 deri në 394 persona, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar më shumë se 300 prej tyre ishin indianë.

“Marr 1 mijë e 500 euro, por paguaj 500 për të fjetur dhe 300 për të ngrënë”

Rreth 30 punëtorë kanë dhënë dëshmi.

Ata rekrutoheshin përmes agjencive ndërmjetëse dhe paguanin 5 mijë euro për të ardhur në Itali. Por sapo mbërrinin, premtimet për një jetë më të mirë zhdukeshin. Punonin gjashtë ditë në javë, mesatarisht 10 orë në ditë, me paga nga 800 deri në 1 mijë e 400 euro në muaj.

Njëri prej tyre deklaroi:

“Fitoja 1 mijë e 400 deri në 1 mijë e 500 euro në muaj, por 510 euro i paguaja për hotelin dhe 350 euro për ushqimin”.

Kjo do të thotë se i mbeteshin vetëm 640 euro, nga të cilat shpesh më shumë se gjysma dërgohej te familja në Indi. Sipas prokurorëve, disa prej tyre mbeteshin në Milano me vetëm 150 euro në muaj.

“Paga 1.31 deri në 1.91 euro në orë, fyerje, kërcënime dhe dhunë”

Nga kontratat rezulton se pagat për orë varionin nga 1.31 deri në 1.91 euro. Kushtet e punës në kantier ishin të rënda: nga ora 06:00 deri në 18:30 çdo ditë, përveç të dielës, pa festa zyrtare.

Sipas dëshmive, drejtuesit e kantierit ishin shtetas turq.

“Fyerjet ishin të përditshme dhe më kërcënonin se do të më kthenin në Indi nëse nuk pranoja ato kushte. Ndonjëherë pati edhe dhunë fizike. Një herë Aji më mbylli në zyrë pasi u ankova për paratë”, tregoi një punëtor.

“Përgjegjësi i turnit më thoshte: bastard, puno më shpejt ose do të të shqyej”, dëshmoi një tjetër.

Prokurorët e përshkruajnë situatën si “një jetë e ashpër dhe pa asnjë ndjeshmëri njerëzore”. Edhe kur punëtorët ishin të sëmurë, ata detyroheshin të shkonin në punë, përndryshe humbnin pagesën e ditës.

Next Post
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut, rritej drastikisht biletat e botërorit

66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut, rritej drastikisht biletat e botërorit

July 15, 2026
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 15, 2026
VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

July 15, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Njëri nga Diaspora te ish KQ: ‘Më hanë mushkonjat!’

July 15, 2026
Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn

July 15, 2026
Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

Bilanci i Policisë në Elbasan: 14 automjete, armë dhe miliona lekë në vlerë të sekuestruar

July 15, 2026
“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

“Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës”, alarmi i presidentit të Lituanisë: Forcojmë sigurinë e energjisë dhe transportit

July 15, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tre dallgët e emigracionit

July 15, 2026
Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

July 15, 2026
SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

SPAK rrit kapacitetet e BKH-së, Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In